Take a fresh look at your lifestyle.

Rama: Po e shqyrtojmë mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se janë duke shqyrtuar mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidhet direkt me magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë.

Rama, përmes një postimi në Facebook, tha se janë duke e larguar edhe një deponi mbeturinash nga kryeqyteti.

“Po largohet edhe një deponi mbeturinash nga kryeqyteti. Kemi mbyllur këtë zonë plotësisht të lënë pas dore deri më tash, për të mos lejuar hedhjen e mbeturinave më tutje.

Po ashtu, jemi duke shqyrtuar mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidhet direkt me magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Comments are closed.