Take a fresh look at your lifestyle.

Rasti i 11-vjeçares: Nisin hetimet për neglizhencën eventuale të zyrtarëve policorë – Lajmet e fundit



Rasti i 11-vjeçares: Nisin hetimet për neglizhencën eventuale të zyrtarëve policorë




Inspektorati i Policisë ka nisur një hetim në rastin e 11 vjeçares për të parë nëse ka pasur ndonjë neglizhencë eventuale të zyrtarëve policorë.


Kjo u bë e ditur në një përgjigje nga IPK-ja.


“IPK ju konfirnon se kemi filluar një hetim paraprak që të shohim dhe verifikojmë se cilat kanë qenë veprimet ose neglizhenca eventuale të zyrtarëve policorë në lidhje me dy rastet e raportuara për vajzën e mitur”.


Rasti i 11 vjeçares i ka tronditur që të gjithë.


Ajo dyshohet se në muajin gusht u dhunua nga pesë persona.


E po ashtu u raportua edhe për një rast të ngjajshëm në muajin qershor ku ajo dyshohet se ishte dhunuar nga gjashtë persona.


Policia i ka arrestuar 11 personat e dyshuar dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.


Rasti i vajzës ka shkaktuar reagime të mëdha, ku në Prishtinë, Tiranë e Shkup janë mbajtur protesta.


Comments are closed.