Take a fresh look at your lifestyle.

Fiksimi i Bojken Lakos për vajzat më të reja, kantautori shfaqet në shoqërinë e partneres së re

Bojken Lako ka dalë zyrtarisht me të dashurën e tij të re, ka qenë festivali “Sunny Hill” eventi që ka sjellë edhe zyrtarizmin e lidhjes së re të kantautorit të njohur, në fotot e siguruara nga paparaci ynë, shihet për herë të parë Bojkeni dhe partnerja e tij, shumë të afërt dhe të pashqetësuar për sytë e kureshtarëve janë shfaqur Bojkeni dhe partnerja e tij, disa vite më e re.

Partnerja e Bojkenit u shfaq në festival e veshur sport, ku me xhinset, kishte kombinuar bluzën e zezë.

Ashtu si shihet edhe në foto, edhe kjo partnere është disa vite më e re se kantautori.

Dyshja janë fotografuar në “Sunny Hill Festival” në Tiranë teksa ishin duke u argëtuar së bashku, ku nuk ngurruan të shkëmbenin edhe puthje  në prani të të gjithëve.

Semi, ish-partnerja e Bojekenit, ka qenë gjithashtu pjesë e evenetit, ajo ka postuar në rrjetet sociale foto me miqtë e saj, të cilët ishin duke shijuar atmosferën dhe muzikën.

Pavarësisht se ky lajm ka krijuar zhurmë në media, Semi dhe Bojken ruajnë një marrëdhënie të mirë shoqërore, këtë gjë e ka konfirmuar përsëri vetë Semi, e cila disa muaj më parë postoi në rrjetet sociale një video, ku shihej nën shoqërinë e ish-partnerit të saj./Panoramaplus.al/

Comments are closed.