Take a fresh look at your lifestyle.

Remzi Ejupi tregon se a do të jetë kandidat për të marrë drejtimin e FFK-së, nëse do të ketë zgjedhje – Lajmet e fundit



Remzi Ejupi tregon se a do të jetë kandidat për të marrë drejtimin e FFK-së, nëse do të ketë zgjedhje


Sport
January 16, 2023 – 00:04

Lajmet e Fundit nga Sporti

Anëtari i bordit të klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi ka folur për situatën e fundit që po ndodh me Federatën e Futbollit të Kosovës, pasi kjo federate nuk ka marr ende licencimin e Ligjit për Sponsorizim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


Në një lidhje direkte sot (e diele) në emisionin “Kampionët” në Kanal 10, Ejupi u pyet se a është i gatshëm të marrë drejtimin e federates, nëse do të ketë zgjedhje, ai tha se shumë pak ka rëndësi kush e drejton, jemi të interesuar që futbolli të bijë në binare të duhura.


“Kjo është bërë pak e tepërt, a je i gatshëm, a je i gatshëm, jemi të interesuar që futbolli të vijë njëherë, e të bijë në binare të duhura, e të funksionojë futbolli ashtu siç funksionon në gjithë botën, shumë pak rëndësi se kush e drejton, le ta drejtoi edhe ky që është, por le të drejtojë mire, për arsye se ka mundësi të ndryshohet Kosova, me gjithë atë kapacitet që ka, ka mjaftë kandidat që mund ta drejtojë, unë mendojë se kam dhënë një kontribut shumë të madh, sidomos për Sponsorizimin, të cilën jam angazhuar edhe mendojë se kjo për mua është një punë shumë e madhe të cilin ekam bërë bashk me komisionin parlamentar, ku kanë qenë e vizituar shtetin, me pa se si bëhet Sponsorimi me 30%, mendojë se e kam dhënë kontributin tim, andaj tash duhet të gjithë të kontribuojmë dhe të ecë sporti, për arsye se sporti është të bashkuar njerëzit e jo për të shpërndarë”, theksoi Ejupi. /Zeri.info


Comments are closed.