Take a fresh look at your lifestyle.

Ngjarjet e datës 16 janar

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. (Kabineti i Presidentes, ora 11:00, pamje në fillim të takimit).

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon. (MPJD – salla e konferencave, kati 0, ora 10:30, pas takimit mbahet konferencë për media)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. (Kabineti i kryetarit, ora 13:40, pamje në fillim të takimit)​

Komuna e Deçanit  në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizon mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Cen Aliçkaj. (Salla e Kuvendit Komunal Deçan, ora 13:00)

Partia Socialdemokrate do të mbajë një aksion simbolik ndaj aferës së Martin Berishajt. (Përballë monumentit “Newborn”, ora 13:30)

Mbahet ceremonia e varrimit të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Cen Aliçkaj. (Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Gllogjan, ora 15:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon konferencë për media, me rastin e vizitës që drejtuesit më të lartë të Komitetit Olimpik të Francës, njëherësh mikpritës të Lojërave Olimpike Paris 2024, po i bëjnë Kosovës. (Shtëpia e Sportit në Prishtinë, kati i tretë, ora 19:00)

Comments are closed.