Rritja e rasteve me COVID-19, Zemaj akuzon Qeverinë: Krejt për pushtet, asgjë për shëndet – Lajmet e fundit
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar pas rritjes së rasteve pozitive me COVID-19.
Ai ka akuzuar Qeverinë për mungesë veprimi, shkruan Zeri.info.
Zemaj ka thënë ndër të tjera se Qeveria si prioritet ka mashtrimin.
“Krejt për pushtet e asgjë për shëndet!
E keqja nuk po ka fund! Sot i kemi 1.084 raste të reja me Covid-19, ndërsa dje ishin 1.219. Për fatin e keq gjatë javës kishim edhe disa të vdekur si pasoj e Covid-19. Vala e infeksionit ka marrë përpjetën, derisa për këtë Qeveri prioritet mbetet mashtrimi”, shkroi ai në Facebook. /Zëri
Comments are closed.