Take a fresh look at your lifestyle.

Sarrazin në Shkup: Pranojeni propozimin francez, do të jemi në anën tuaj – Lajmet e fundit



Sarrazin në Shkup: Pranojeni propozimin francez, do të jemi në anën tuajFoto: Arkiv




Gjermania i kërkon Maqedonisë së Veriut të pranojë propozimin francez, i cili zhbllokon negociatat e anëtarësimit në BE. I dërguari i posaçëm i Berlinit për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, gjatë një vizite në Shkup, vlerësoi kompromisin e ofruar, duke e konsideruar një mundësi për t’u mos u humbur.


“Tani dera është aq e hapur sa nuk ka qenë prej shumë kohësh, e di që është e vështirë të hysh në të, por le të vazhdojmë së bashku në rrugën e Bashkimit Europian. Për mendimin tim, ky kompromis europian është një mundësi e mirë. Kur pashë atë që ishte shkruar në dokumentin e fundit, u habita, sepse pashë se ishte një kompromis në të cilin ishin marrë parasysh kërkesat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Një kompromis nuk është kurrë perfekt, por ky parashikon që procesi i negociatave të fillojë menjëherë pas pranimit të tij, pa vonesa dhe bllokime të mëtejshme. Identiteti dhe gjuha maqedonase për Gjermaninë janë të qarta dhe ruhen me këtë propozim. Ne si Gjermani ju themi të hidhni hapin tjetër. Gjermania do të jetë në anën e Maqedonisë së Veriut dhe unë do t’ju shoqërojmë në rrugën europiane.”/a2cnn


Comments are closed.