Take a fresh look at your lifestyle.

S’do t’i thoja kurrë jo…

Bashkëpunimet janë kthyer në një trend vitet e fundit për këngëtarët shqiptar, fansat kanë shijuar projektet e përbashkëtat të artistëve të tyre të preferuar, por kanë dëshira edhe për dyshe të reja.

Në një bisedë virtuale në Instagram, një fans i Ronela Hajatit ka shprehur dëshirën për bashkëpunimin e saj me Rigels Rajkun të njohur si Noizy.

“Një bashkëpunim me Noizyn a ke dëshirë me realizuar,”-ka shkruan ndjekësi, ndersa në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, këngëtarja ka treguar se nuk do t’i thonte jo një ftese nga reperi.

“Një kënge të mirë s’do t’i thoja kurrë jo. E vlerësoj punën e çdo artisti këtu. Është tepër e vështirë t’ja dalësh në Shqipëri me muzikë. Kështu që big up atyre që i rezistojnë tregut,”-ka shkruar Ronela./panorama

Comments are closed.