Take a fresh look at your lifestyle.

Shpërthimi në Stamboll, flet ambasadori Vrenezi: Nuk dihet saktë numri i viktimave dhe i të lënduarve, e as identiteti i tyre – Lajmet e fundit



Shpërthimi në Stamboll, flet ambasadori Vrenezi: Nuk dihet saktë numri i viktimave dhe i të lënduarve, e as identiteti i tyre




Një shpërthim ka ndodhur pasditen e së dielës më 13 nëntor, në sheshin Taksim në Stamboll të Turqisë.


Deri më tani sipas mediave turke raportohet për katër të vdekur dhe 38 të lënduar.


Ambasadori i Kosovës në Ankara, Agron Vrenezi ka thënë për Telegrafin se deri më tani nuk dihet saktë numri i të vdekurve dhe të lënduarve, duke shtuar se nuk janë bërë as identifikimi i tyre.


“Për momentin nuk dihet as numri i saktë i viktimave dhe i të lënduarve dhe nuk janë identifikuar viktimat e as të lënduarit. Jemi në komunikim me autoritetet policore turke dhe për çdo gjë do ta mbajmë të informuar opinionin”, ka thënë Vrenezi.


Amabasadori ka theksuar se si pasojë e shpërthimit Këshilli i Lartë i për Radio dhe Televizion i Republikës së Turqisë ka ndalur transmetimin e lajmeve.


Comments are closed.