Take a fresh look at your lifestyle.

Sonte na presin finalet e mëdha në “Tournament Prishtina” – Lajmet e fundit



Sonte na presin finalet e mëdha në “Tournament Prishtina”


Sport
December 30, 2022 – 10:47

Lajmet e fundit nga Sporti

Pas një jave me atmosferë sportive në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ka ardhur edhe momenti i finaleve të mëdha në “Lesna Tournament Prishtina”.


Turneu më i madh i futsalit që mbahet në fund të festave të fundvitit solli shumë emocione, gola dhe spektakël në parket, ndërsa sot pritet të jetë kulmi i saj.


Gjithçka do të fillojë me finalen mes mediave ku KTV do të përballet me administratën e FFK-së nga ora 18:00.



Image

Orari i ndeshjeve


Pas tyre është finalja për femra mes Bazelit dhe Mitrovicës, ku pritet një përballje e bukur.


Nga ora 19:00 në fushë do të jenë finalistët e ekipeve U15, ku përballen Kosova VR dhe Podujeva.



Image

Finalja e U13 do të zhvillohet nga ora 20:00, ku Rilindja do të luajë ndaj Top Football.


Nuk mungojnë as ndeshjet spektakolare, kur Veteranët e Prishtinës do të luajnë me Ambasadën Gjermane. Po ashtu do të jetë edhe një ndeshje mes personave me nevoja të veçanta.


Krejt në fun është finalja e madhe ku Smolica takohet me ekipin Bjorn.



Image

Një finale e madhe, pasi në fushë do të jenë lojtarët më të njohur të futsallit kosovar si: ë ë, ë ë, ë ë, ë ë, ë ë, ë ë, ë ë, ë ë, ë ë, ë ë, ë ë, ë ë, ë ë, ë ë, ë ë e ë ë.


Finalja fillon në ora 21:00, ku nuk do të mungojnë as befasitë e tjera nga organizatorët. /Telegrafi



 


Comments are closed.