Take a fresh look at your lifestyle.

Spektakli i hapjes së Kampionati Botëror, nga interpretuesit muzikorë deri te legjenda Morgan Freeman – Lajmet e fundit



Spektakli i hapjes së Kampionati Botëror, nga interpretuesit muzikorë deri te legjenda Morgan Freeman




Lajmet e Fundit nga Sporti

Kampionati Botëror i vitit 2022 ka nisur zyrtarisht të dielën me ceremoninë e hapjes në stadiumin Al Bayt në Al Khor të Katarit.


Spektakli u kryesua nga këngëtarja libaneze, Myriam Fares, e cila performoi himnin zyrtar, “Tukoh Taka”, së bashku me Nicki Minaj dhe Maluma para 60.000 tifozëve.


Ylli i Bollywoodit, Nora Fatehi këndoi një këngë tjetër të turneut botëror, “Light The Sky”, ndërsa gjithashtu performoi edhe Jung Kook i grupit K-Pop, “BTS”.


Një nga interpretuesit jo-muzikorë ishte aktori legjendar amerikan, Morgan Freeman.


85-vjeçari e ka bërë drejtpërdrejt narracionin e evenimentit dhe ka mbajtur një fjalim për “emocionet që na lidhin të gjithëve tani”.


Ceremonia e hapjes filloi 90 minuta para ndeshjes së parë midis nikoqirit Katar dhe përfaqësueses së Ekuadorit.


Shumica e tifozëve të pranishëm ishin vendas të Katarit, por një cep i stadiumit u mbush nga një grup i zhurmshëm i tifozëve të Ekuadorit.


Ndër fytyrat e famshme në turmë ishte edhe ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, i cili ka punuar si ambasador për ‘Katar 2022’.


Comments are closed.