Del | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Fri, 02 Jun 2023 11:21:32 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.2.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png Del | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Del video e Luizit si ‘kuzhinier’ para shumë viteve duke përgatitur ushqim për këngëtaren e njohur https://kosovonow.com/del-video-e-luizit-si-kuzhinier-para-shume-viteve-duke-pergatitur-ushqim-per-kengetaren-e-njohur/ Fri, 02 Jun 2023 11:21:32 +0000 https://kosovonow.com/?p=32215 Del video e Luizit si 'kuzhinier' para shumë viteve duke përgatitur ushqim për këngëtaren e njohur

Luiz Ejllit i kërkuan banorët që të flas seriozisht dicka për veten pasi gjithmonë e shohim duke bërë batuta dhe duke folur vetem me shaka ne pothuajse secilen situate. Ishte Efi ajo që e afroi Luizin dhe mblodhi edhe disa banorë të tjerë ku i thanë që të tregon për fëmijërinë e tij, e derisa […]

The post Del video e Luizit si ‘kuzhinier’ para shumë viteve duke përgatitur ushqim për këngëtaren e njohur first appeared on Kosovo Now.]]>
Del video e Luizit si 'kuzhinier' para shumë viteve duke përgatitur ushqim për këngëtaren e njohur

Luiz Ejllit i kërkuan banorët që të flas seriozisht dicka për veten pasi gjithmonë e shohim duke bërë batuta dhe duke folur vetem me shaka ne pothuajse secilen situate.

Ishte Efi ajo që e afroi Luizin dhe mblodhi edhe disa banorë të tjerë ku i thanë që të tregon për fëmijërinë e tij, e derisa tregoi se si shkoi karriera e tij deri  dhe sfidat qe kaloi deri në Eurovision.

Por në spektaklin e muzikës Ethet e së premtes Luizi tha se ka marrë pjesë me disa persona që sot janë këngëtar të famshëm sic është këngëtarja Samanta Karavella qe tregoi nje histori me te.

Ai tha se Samanta ishte e vogël andaj nuk mundi të fitoj duke e treguar një rast se si ishte frikësuar dhe Luizi e ndihmoi, derisa thote se tani eshte kengetare mjaft e njohur por jo vetëm kaq.

Një video po shpërndahet në rrjetet sociale ku shihet Luizi i veshur si kuzhinier derisa po përgatit pica pikërisht për këngëtaren Samanta, derisa shihen edhe fytyra të njohura publike sic është Rona Nishliu./InfoKosova/

Shiko videon:

The post Del video e Luizit si ‘kuzhinier’ para shumë viteve duke përgatitur ushqim për këngëtaren e njohur first appeared on Kosovo Now.]]>
Rama del në terren, njofton rrënime në qendër të qytetit dhe krijimin e një parku mbi gjysëm hektari https://kosovonow.com/rama-del-ne-terren-njofton-rrenime-ne-qender-te-qytetit-dhe-krijimin-e-nje-parku-mbi-gjysem-hektari/ Tue, 16 May 2023 13:42:09 +0000 https://kosovonow.com/?p=31577 Rama del në terren, njofton rrënime në qendër të qytetit dhe krijimin e një parku mbi gjysëm hektari

Përparim Rama se ka në plan të ndalet. Kryetari i Prishtinës ka dalur sot në terren bashkë me drejtorin e Inspektoriatit, Florian Dushi ku kanë njoftuar një plan të ri në kryeqytet. Rama ka njoftuar se në hapësirën afër stacionit të trenit në Prishtinë do të fillojnë rrënimet e disa objekteve pa leje dhe përfundimisht […]

The post Rama del në terren, njofton rrënime në qendër të qytetit dhe krijimin e një parku mbi gjysëm hektari first appeared on Kosovo Now.]]>
Rama del në terren, njofton rrënime në qendër të qytetit dhe krijimin e një parku mbi gjysëm hektari

Përparim Rama se ka në plan të ndalet. Kryetari i Prishtinës ka dalur sot në terren bashkë me drejtorin e Inspektoriatit, Florian Dushi ku kanë njoftuar një plan të ri në kryeqytet.

Rama ka njoftuar se në hapësirën afër stacionit të trenit në Prishtinë do të fillojnë rrënimet e disa objekteve pa leje dhe përfundimisht do të largohen shitësit ilegal.

Në këtë hapësirë, i pari i Prishtinës ka njoftuar se do të ndërtohet një park atraktiv me hapësirë mbi gjysëm hektari.

“Nuk do të ndalim luftën tonë ndaj ilegalitetit. Pas një përiudhe të gjatë kohore, në më shumë se 2 dekada kjo hapësirë në qendër të Prishtinës shfrytëzohet ilegalisht.

Tash po i rrënojmë disa ndërtime që janë pa leje e po ashtu po i largojmë disa pjestatë të ndryshëm që i kanë përdor për shitje të zallit.

Ju njoftoj se këtu po i japim qytetit edhe një park te ri, park i cili do të jëtë më i madh se gjysëm hektari”, njoftoi Përparim Rama.

The post Rama del në terren, njofton rrënime në qendër të qytetit dhe krijimin e një parku mbi gjysëm hektari first appeared on Kosovo Now.]]>
Haliti për vendimin në KE: Pushteti thonë që i kanë meritat, por thellë del pak më ndryshe – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/haliti-per-vendimin-ne-ke-pushteti-thone-qe-i-kane-meritat-por-thelle-del-pak-me-ndryshe-lajmet-e-fundit/ Mon, 24 Apr 2023 23:49:45 +0000 https://kosovonow.com/?p=30752 Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur mbi atë se kush i ka meritat që sot Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës vendosi ta mbështesë aplikimin e Kosovës dhe e ka dërguar për votim në Asamblenë Parlamentare. Ai ka thënë se kjo është vazhdimësi […]

The post Haliti për vendimin në KE: Pushteti thonë që i kanë meritat, por thellë del pak më ndryshe – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Haliti për vendimin në KE: Pushteti thonë që i kanë meritat, por thellë del pak më ndryshe




Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur mbi atë se kush i ka meritat që sot Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës vendosi ta mbështesë aplikimin e Kosovës dhe e ka dërguar për votim në Asamblenë Parlamentare.


Ai ka thënë se kjo është vazhdimësi e politikave edhe të qeverive të mëparshme.


“Procesi ka ardhur këtu dhe si proces e kanë mbështet ata që e kanë mbështet. Qeveria në këtë rast edhe Ministria e Punëve të Jashtme edhe presidentja, kryeministri edhe pozita e ka të drejtën me thanë këqyre ne e bëmë. Por me e kqyr pak ma thellë del pak ma ndryshe. Kush e ka ba pavarësinë e Kosovës lind pyetja, si është çliruar Kosova, si janë ndërtuar institucionet dhe rotacioni në pushtet nuk duhet të themi që ne duhet t’ia humbim angazhimin tani kësaj Qeverie”, ka thënë Haliti në Tëvë 1.


“Është vazhdimësi e politikave dhe marrëdhënieve që kanë bërë edhe qeverivtë e mëparshme, edhe shumica parlamentare e mëparshme pa e përjashtu. Sepse në delegacion më herët edhe në Këshillin e Evropës ka qenë edhe VV. Unë kam qenë shef i delegacionit, unë e di çka kemi bërë. Edhe përfaqësuesi i VV-së e di se ne kemi punu bashkë. Edhe tash delegacioni është bashkë në Asamblenë e Këshillit të Evropës dhe po besoj që janë duke punuar”, është shprehur ai.


Tutje ka thënë se deklaratat që “që dy vite është çliruar Kosova” tregojnë se politikanët në pushtet janë naivë.


“Këta unë po i  dëgjoj që po thojnë që dy vjet është çliru Kosova. Këtë zhargon e kanë. Njerëz naiv, politikanë naiv e bëjnë këtë. Po s’ka lind shoqëria kosovare as me neve as me ata. Dhe ne do të vazhdojmë kështu, do të vijnë edhe parti e njerëz tjerë e që të gjithë e kanë për detyrë me punu për interes të Kosovës. Nganjëherë të krijohet përshtypja kur t’i dëgjon ata që Qeveritë e mëparshme vetëm dëm i kanë bë këtij vendi”.


The post Haliti për vendimin në KE: Pushteti thonë që i kanë meritat, por thellë del pak më ndryshe – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Konate i del në mbrojtje Mbappes, pas kritikave që po merr për emërimin kapiten te Franca – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/konate-i-del-ne-mbrojtje-mbappes-pas-kritikave-qe-po-merr-per-emerimin-kapiten-te-franca-lajmet-e-fundit/ Wed, 22 Mar 2023 00:53:23 +0000 https://kosovonow.com/?p=29452 Sport March 21, 2023 – 23:43 Lajmet e Fundit nga Sporti Ibrahima Konate i ka dalur në mbrojtje të bashkëlojtarit të Francës, Kylian Mbappes, pasi sulmuesi u emërua kapiten i skuadrës. Ylli i Paris Saint-Germainit u shpall kapiteni i “Les Blues” për kualifikimet e tyre të […]

The post Konate i del në mbrojtje Mbappes, pas kritikave që po merr për emërimin kapiten te Franca – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Konate i del në mbrojtje Mbappes, pas kritikave që po merr për emërimin kapiten te Franca


Sport
March 21, 2023 – 23:43

Lajmet e Fundit nga Sporti

Ibrahima Konate i ka dalur në mbrojtje të bashkëlojtarit të Francës, Kylian Mbappes, pasi sulmuesi u emërua kapiten i skuadrës.


Ylli i Paris Saint-Germainit u shpall kapiteni i “Les Blues” për kualifikimet e tyre të ardhshme evropiane nga Didier Deschampsi të marten.


Por duke pasur parasysh të kaluarën e tij të trazuar herë pas here në prapaskenë, si në nivel klubesh ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, janë ngritur pyetje nëse Mbappe e meriton shiritin në krah.


Por Konaten, i cili bëri debutimin e tij në Francë vetëm në qershor të vitit të kaluar, nuk mund të fliste mjaftueshëm për sulmuesin 24-vjeçar, duke i thënë “Eurosport”: “Edhe nëse do të kisha një fjalë për këtë, nuk do të ndryshoni një gjë. Është vendim i trajnerit, por unë jam shumë i lumtur. Sinqerisht, Kylian e meriton. Ne jemi unanim për këtë. Ai e meriton me atë që ka bërë në Kupën e Botës dhe me PSG-në gjithashtu”.


“Ai është një lider shumë i mirë, brenda dhe jashtë fushës. Ai është një djalë i ri që i pëlqen të qeshë dhe të argëtohet, asgjë më shumë. Ai është një person shumë i mirë. Disa mund të mendojnë se ai është arrogant. Është diçka për të cilën jam pyetur në klubin tim dhe diku tjetër. Atyre u them: “A jeni i çmendur? Ai është shumë i mirë.” Sigurisht, ai do të jetë një kapiten i mirë”. /Zeri.info


The post Konate i del në mbrojtje Mbappes, pas kritikave që po merr për emërimin kapiten te Franca – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
E ka përmendur disa herë brenda BBV, del foto e parë e Efit me të dashurin? (FOTO) https://kosovonow.com/e-ka-permendur-disa-here-brenda-bbv-del-foto-e-pare-e-efit-me-te-dashurin-foto/ Mon, 20 Mar 2023 18:59:29 +0000 https://kosovonow.com/?p=29405 E ka përmendur disa herë brenda BBV, del foto e parë e Efit me të dashurin? (FOTO)

Efi Dhedhes është padyshim një nga emrat më të lakuar që pas daljes së saj nga “Big Brother Vip Albania”. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Efi ka përmendur disa herë partnerin e saj i cili e priste jashtë shtëpisë. Mirëpo bukuroshja asnjëherë nuk ka zbuluar asnjë detaj rreth identitetit të tij. Së fundmi, Efi […]

The post E ka përmendur disa herë brenda BBV, del foto e parë e Efit me të dashurin? (FOTO) first appeared on Kosovo Now.]]>
E ka përmendur disa herë brenda BBV, del foto e parë e Efit me të dashurin? (FOTO)

Efi Dhedhes është padyshim një nga emrat më të lakuar që pas daljes së saj nga “Big Brother Vip Albania”. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Efi ka përmendur disa herë partnerin e saj i cili e priste jashtë shtëpisë. Mirëpo bukuroshja asnjëherë nuk ka zbuluar asnjë detaj rreth identitetit të tij.

Së fundmi, Efi festoi ditëlindjen në një festë të madhe me personazhe të njohur, ku nuk mungoi interesi për të zbuluar partnerin e saj të cilin ka zgjedhur ta mbajë larg syrit mediatik. Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, aludohet se i dashuri i saj është djali në foton e mëposhtme.

Por për aq kohë sa nuk ka asnjë reagim nga Efi, nuk mund të jemi të sigurtë nëse djali në foto është vërtetë partneri i saj apo thjesht një mik i ftuar në ditëlindje.Efi ka festuar 27 vjetorin dhe ka organizuar një festë të madhe me miq e personazhe publike.Në këtë ditëlindje të cilën e ka cilësuar si ditëlindjen e saj më të bukur. Efi ka marrë edhe dhuratën më të veçantë: një këngë. Bëhet fjalë për një remake të këngës “Mbaroj për ty” të Flori Mumajesit të cilën Efi e ka kënduar në Big Brother.

Kënga e përgatitur me videoklip është përshtatur me tekst për Efin dhe këndohet nga miqtë e saj. Ndërsa Flori këndon refrenin dhe ka regjistruar këngën. Efi Dhedhes u bë shumë e dashur për publikun shqiptarë pas përformancës se mirë në Big Brother Vip Albania. Kjo ka bërë që ajo të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale. Shiko foton:

The post E ka përmendur disa herë brenda BBV, del foto e parë e Efit me të dashurin? (FOTO) first appeared on Kosovo Now.]]>
KEK-u del me njoftim zyrtar për zhurmën e krijuar mbrëmë vonë në Prishtinë https://kosovonow.com/kek-u-del-me-njoftim-zyrtar-per-zhurmen-e-krijuar-mbreme-vone-ne-prishtine/ Mon, 27 Feb 2023 16:48:25 +0000 https://kosovonow.com/?p=28424 KEK-u del me njoftim zyrtar për zhurmën e krijuar mbrëmë vonë në Prishtinë

KOSTT dhe KEK njoftojnë opinionin që për shkak të lidhjes së shkurtër të paraqitur në stabilimentet e tensionit të lartë të KOSTT-it, dje me datë: 26 Shkurt 2023, në orën 23:55, blloku A4 në Termocentralin Kosova A, është shkyçur nga rrjeti duke krijuar zhurmë të papritur në Prishtinë. Pas kontrollës së ekipeve të mirëmbajtjes së […]

The post KEK-u del me njoftim zyrtar për zhurmën e krijuar mbrëmë vonë në Prishtinë first appeared on Kosovo Now.]]>
KEK-u del me njoftim zyrtar për zhurmën e krijuar mbrëmë vonë në Prishtinë

KOSTT dhe KEK njoftojnë opinionin që për shkak të lidhjes së shkurtër të paraqitur në stabilimentet e tensionit të lartë të KOSTT-it, dje me datë: 26 Shkurt 2023, në orën 23:55, blloku A4 në Termocentralin Kosova A, është shkyçur nga rrjeti duke krijuar zhurmë të papritur në Prishtinë.

Pas kontrollës së ekipeve të mirëmbajtjes së KOSTT dhe KEK është vërejtur që, si rezultat i mbingarkesës së lartë ka shpërthyer izolatori i mesëm mbajtjes i T-35 në stabilimentet e KOSTT.

Lidhur me këtë, ekipet e KOSTT-it kane dal në vend të ngjarjes dhe është eliminuar defekti, pra izolatori i dëmtuar është zëvendësuar sot me 27 Shkurt 2023 në ora 10:15.

Ndërsa në KEK aktualisht është filluar me sanimin e defekteve në njësinë A4 dhe kjo njësi pritet të kthehet ne operim me 01 Mars, 2023 rreth orës 06:00 të mëngjesit.

The post KEK-u del me njoftim zyrtar për zhurmën e krijuar mbrëmë vonë në Prishtinë first appeared on Kosovo Now.]]>
Luizi del nga burgu, reagimi i Kiarës për të mos u humbur https://kosovonow.com/luizi-del-nga-burgu-reagimi-i-kiares-per-te-mos-u-humbur/ Mon, 13 Feb 2023 20:18:57 +0000 https://kosovonow.com/?p=27733 Luizi del nga burgu, reagimi i Kiarës për të mos u humbur

Vëllai i Madh vendosi sot të lirojë nga burgu Luizin, Oltën, Armaldon dhe Kristin, por me disa kushte. Ata nuk mund të nominojnë ditën e nesërme gjatë spektaklit dhe nuk mund të hyjnë në dhomën e rrëfimit deri në një njoftim të dytë. Ky dënim vjen si pasojë e hamendësimeve të pavërteta që janë bërë […]

The post Luizi del nga burgu, reagimi i Kiarës për të mos u humbur first appeared on Kosovo Now.]]>
Luizi del nga burgu, reagimi i Kiarës për të mos u humbur

Vëllai i Madh vendosi sot të lirojë nga burgu Luizin, Oltën, Armaldon dhe Kristin, por me disa kushte. Ata nuk mund të nominojnë ditën e nesërme gjatë spektaklit dhe nuk mund të hyjnë në dhomën e rrëfimit deri në një njoftim të dytë.

Ky dënim vjen si pasojë e hamendësimeve të pavërteta që janë bërë dje nga banorët se dikush ka ndërmjetësuar me Vëllain e madh dhe se Vëllai i madh dëgjon banorët.

Të gjithë mezi po prisnin të shihnin reagimin e Kiarës teksa takonte Luizin pas dy ditësh dhe e anasjella.Kiara mbulon në puthje dhe përqafime Luizin, të cilit shpeshherë kur ishte në dhomë i thoshte se e ka marrë malli dhe i shprehte dashurinë që ndiente./dritare

Kiara dhe Luizi jane cifti i vetem i lidhur gjate ketij rrugetimit ne Big Brother Vip Albania 2, te cilet po pelqehen mjafte shume nga publiku. Ata konfirmuan lidhjen e tyre gjate nje dasem tradicionale te realizuar brenda shtepise. Shiko videon:

@jessica.otv

Reagimi i Kiares kur Luizi de nga brgu ❤💕💕🎉😍🌟 #bigbrothervipalbania #bigbrotheralbaniavip #bbvipalbania #luizejlli #luizibigbrother #kiarabbvip #luizbigbrother

♬ original sound – Jessi 💕

The post Luizi del nga burgu, reagimi i Kiarës për të mos u humbur appeared first on InfoKosova.

The post Luizi del nga burgu, reagimi i Kiarës për të mos u humbur first appeared on Kosovo Now.]]>
Kosova i del në ndihmë Turqisë pas goditjes nga tërmetet, Osmani autorizon dërgimin e FSK-së – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/kosova-i-del-ne-ndihme-turqise-pas-goditjes-nga-termetet-osmani-autorizon-dergimin-e-fsk-se-lajmet-e-fundit/ Mon, 06 Feb 2023 18:34:07 +0000 https://kosovonow.com/?p=27370 Foto: Laura Hasani Turqia dhe Siria janë goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 të Rihterit, ku për pasojë deri më tani kanë humbur jetën mbi 2,600 persona dhe mijëra të tjerë janë lënduar. Turqia para pak çasteve është goditur edhe nga dy tërmete […]

The post Kosova i del në ndihmë Turqisë pas goditjes nga tërmetet, Osmani autorizon dërgimin e FSK-së – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Kosova i del në ndihmë Turqisë pas goditjes nga tërmetet, Osmani autorizon dërgimin e FSK-sëFoto: Laura Hasani




Turqia dhe Siria janë goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 të Rihterit, ku për pasojë deri më tani kanë humbur jetën mbi 2,600 persona dhe mijëra të tjerë janë lënduar.


Turqia para pak çasteve është goditur edhe nga dy tërmete tjera që ishin me fuqi më të vogël shkatërruese, pra i treti 5.0 magnitudë, kurse i katërti 5.1.


Si rezultat i gjendjes së rëndë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj kushtetuese, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar humanitar në Republikën e Turqisë për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme.


“Presidentja Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme”, thuhet në njoftim.


Qindra persona besohet se ende janë të ngujuar nën rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet.


Punonjësit e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet mes rrënojave nëpër qytete dhe në vendbanimet në të gjithë zonën.


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha më herët se 5.400 persona janë lënduar, ndërkaq 2.470 të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat.


Afër 3.000 ndërtesa janë rrëzuar nga tërmeti, tha ai.


“Për shkak se heqja e rrënojave po vazhdon në shumë ndërtesa që gjenden në zonën e tërmetit, ne nuk e dimë se sa do të rritet numri i të vrarëve dhe të lënduarve”, tha Erdogan.


Ai tha se ka pranuar ndihmë nga rreth 45 shtete të botës. Afër 9.000 persona po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit.


Edhe zyrtarët në Siri kanë raportuar, po ashtu, për mijëra persona të lënduar.


Sipas autoriteteve të Turqisë, dhjetë qytete turke janë prekur nga tërmeti. Ato janë: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakiri dhe Kilisi.


Në Siri, sipas autoriteteve të atjeshme, nga tërmeti janë goditur provincat Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus.


The post Kosova i del në ndihmë Turqisë pas goditjes nga tërmetet, Osmani autorizon dërgimin e FSK-së – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Moment i sikletshëm, Kiara Titos i del aksidentalisht gjoksi në Big Brother VIP – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/moment-i-sikletshem-kiara-titos-i-del-aksidentalisht-gjoksi-ne-big-brother-vip-lajmet-e-fundit/ Thu, 19 Jan 2023 18:56:46 +0000 https://kosovonow.com/?p=26365 Edicioni i dytë i Big Brother VIP po vazhdon të jetë një nga formatet më të diskutuara gjatë kësaj kohe. Spektakli, që ka mbledhur personazhe të shumtë nga arti dhe shoubizi, po vazhdon të sjellë çdo ditë momente shumë të bukura për publikun. […]

The post Moment i sikletshëm, Kiara Titos i del aksidentalisht gjoksi në Big Brother VIP – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Moment i sikletshëm, Kiara Titos i del aksidentalisht gjoksi në Big Brother VIP




Edicioni i dytë i Big Brother VIP po vazhdon të jetë një nga formatet më të diskutuara gjatë kësaj kohe.


Spektakli, që ka mbledhur personazhe të shumtë nga arti dhe shoubizi, po vazhdon të sjellë çdo ditë momente shumë të bukura për publikun.


Veç kësaj, meqenëse banorët janë të rrethuar 24/7 nga kamerat nuk mungojnë as momentet e sikletshme brenda shtëpisë.


Një gjë e tillë së fundmi ka ndodhur edhe me prezantuesen Kiara Tito, e cila u kap nga kamerat në momentin që po ndërronte bluzën.


Bukuroshes i doli aksidentalisht gjoksi dhe tashmë kjo pjesë është bërë virale në rrjetet sociale.



Image

Moderatorja nga ana tjetër ka fituar zemrat e publikut dhe është njëra nga vajzat më të pëlqyera për shkak të maturisë dhe sjelljes karshi konkurrentëve të tjerë.


Banorët vlen të ceket se garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.


The post Moment i sikletshëm, Kiara Titos i del aksidentalisht gjoksi në Big Brother VIP – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Nipi i Oliver Ivanoviqit i del në mbrojtje Albin Kurtit – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/nipi-i-oliver-ivanoviqit-i-del-ne-mbrojtje-albin-kurtit-lajmet-e-fundit/ Wed, 18 Jan 2023 18:49:24 +0000 https://kosovonow.com/?p=26305 Nipi i Oliver Ivanoviqit, Aleksandar Ivanoviq, është deklaruar rreth debateve të ngritura rreth figurës së xhaxhait të tij në Kosovë, pas një deklarimi të kryeministrit Albin Kurti. Aleksandri ka komentuar edhe aksionin e sotëm të PSD-së, duke theksuar se edhe 1 milionë performanca të tilla, nuk mund […]

The post Nipi i Oliver Ivanoviqit i del në mbrojtje Albin Kurtit – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Nipi i Oliver Ivanoviqit i del në mbrojtje Albin Kurtit




Nipi i Oliver Ivanoviqit, Aleksandar Ivanoviq, është deklaruar rreth debateve të ngritura rreth figurës së xhaxhait të tij në Kosovë, pas një deklarimi të kryeministrit Albin Kurti. Aleksandri ka komentuar edhe aksionin e sotëm të PSD-së, duke theksuar se edhe 1 milionë performanca të tilla, nuk mund të hedhin hije mbi figurën e Ivanoviqit.


“Një milion shfaqje të tilla nuk mund të hedhin hije mbi atë që Oliveri bëri dhe si jetoi ai”, tha Aleksandri për Kossevin, duke ngushëlluar familjarët për humbjet.


“Është një e pavërtetë, por unë gjithmonë përpiqem të vazhdojë kur bëhet fjalë për Oliverin dhe të shikoj të gjithë kontekstin nga një kënd objektiv. E gjithë kjo shfaqje e shëmtuar dhe banale që po bëhet, është ekskluzivisht për nevoja të brendshme shqiptare”, u shpreh ai, transmeton Demokracia.com.


Madje, nipi i Ivanoviqit deklaroi se figura e Ivanoviqit po shfrytëzohet për ta sulmuar Kurtin për çështje të brendshme.


“Kjo që po ndodh në Prishtinë i drejtohet Kurtit ekskluzivisht për nevojat e tyre të brendshme dhe është fatkeqësia jonë që sot Oliveri po përdoret për një gjë të tillë.”, deklaroi ai.


The post Nipi i Oliver Ivanoviqit i del në mbrojtje Albin Kurtit – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>