Take a fresh look at your lifestyle.

Nipi i Oliver Ivanoviqit i del në mbrojtje Albin Kurtit – Lajmet e fundit



Nipi i Oliver Ivanoviqit i del në mbrojtje Albin Kurtit




Nipi i Oliver Ivanoviqit, Aleksandar Ivanoviq, është deklaruar rreth debateve të ngritura rreth figurës së xhaxhait të tij në Kosovë, pas një deklarimi të kryeministrit Albin Kurti. Aleksandri ka komentuar edhe aksionin e sotëm të PSD-së, duke theksuar se edhe 1 milionë performanca të tilla, nuk mund të hedhin hije mbi figurën e Ivanoviqit.


“Një milion shfaqje të tilla nuk mund të hedhin hije mbi atë që Oliveri bëri dhe si jetoi ai”, tha Aleksandri për Kossevin, duke ngushëlluar familjarët për humbjet.


“Është një e pavërtetë, por unë gjithmonë përpiqem të vazhdojë kur bëhet fjalë për Oliverin dhe të shikoj të gjithë kontekstin nga një kënd objektiv. E gjithë kjo shfaqje e shëmtuar dhe banale që po bëhet, është ekskluzivisht për nevoja të brendshme shqiptare”, u shpreh ai, transmeton Demokracia.com.


Madje, nipi i Ivanoviqit deklaroi se figura e Ivanoviqit po shfrytëzohet për ta sulmuar Kurtin për çështje të brendshme.


“Kjo që po ndodh në Prishtinë i drejtohet Kurtit ekskluzivisht për nevojat e tyre të brendshme dhe është fatkeqësia jonë që sot Oliveri po përdoret për një gjë të tillë.”, deklaroi ai.


Comments are closed.