gjermane | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Tue, 09 May 2023 19:57:42 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.2.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png gjermane | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Ambasadorja gjermane në Beograd: Asociacioni të themelohet shpejt, jemi në favor të tij – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/ambasadorja-gjermane-ne-beograd-asociacioni-te-themelohet-shpejt-jemi-ne-favor-te-tij-lajmet-e-fundit/ Tue, 09 May 2023 19:57:42 +0000 https://kosovonow.com/?p=31312 Bota May 09, 2023 – 21:51 Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, e vlerëson si jashtëzakonisht të rëndësishme prezantimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Konrad, mes tjerash, tha se për asociacionin është arritur edhe marrëveshje, për çka Gjermania është në […]

The post Ambasadorja gjermane në Beograd: Asociacioni të themelohet shpejt, jemi në favor të tij – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Ambasadorja gjermane në Beograd: Asociacioni të themelohet shpejt, jemi në favor të tij


Bota
May 09, 2023 – 21:51

Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, e vlerëson si jashtëzakonisht të rëndësishme prezantimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.


Konrad, mes tjerash, tha se për asociacionin është arritur edhe marrëveshje, për çka Gjermania është në favor të themelimit, shkruan Tanjug, transmeton klankosova


“Ne jemi duke avokuar intensivisht që Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe të zbatohet jashtëzakonisht shpejt dhe është dhënë një sinjal i rëndësishëm në këtë kuptim. Tani jemi në një fazë që mund të flasim konkretisht dhe realisht pasi mendoj se kjo është e rëndësishme”, u shpreh Konrad.


The post Ambasadorja gjermane në Beograd: Asociacioni të themelohet shpejt, jemi në favor të tij – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Rohde: Mësimi i gjuhës gjermane është trend lulëzues në Kosovë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/rohde-mesimi-i-gjuhes-gjermane-eshte-trend-lulezues-ne-kosove-lajmet-e-fundit/ Sun, 30 Apr 2023 03:30:40 +0000 https://kosovonow.com/?p=30973 Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka qëndruar sot gjatë ditës në Prizren përgjatë një vizite që ka zhvilluar në një gjimnaz privat. Rohde ka thënë se mësimi i gjuhës gjermane është bërë një trend lulëzues në Kosovë. “Mësimi i gjuhës gjermane është një […]

The post Rohde: Mësimi i gjuhës gjermane është trend lulëzues në Kosovë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Rohde: Mësimi i gjuhës gjermane është trend lulëzues në Kosovë




Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka qëndruar sot gjatë ditës në Prizren përgjatë një vizite që ka zhvilluar në një gjimnaz privat. Rohde ka thënë se mësimi i gjuhës gjermane është bërë një trend lulëzues në Kosovë.


“Mësimi i gjuhës gjermane është një trend lulëzues në Kosovë. Shumë falimindeirt partnerëve të Gjermanisë Loyola Gimnasium për ftesën që më kanë bërë në Shtëpinë e tyre të Hapur”, ka shkruar Rohde, raporton Express.


Gjermania është një prej shteteve ku kosovarët shkojnë me të madhe për të punuar dhe për të kërkuar një jetë më të mirë. Një prej kushteve kryesore është të mësuarit e gjuhës gjermane, gjë për të cilën kosovarët shpenzojnë edhe shumë para nëpër kurse private.



Learning German is a booming trend in ë. Many thx to ë partner school Loyola Gymnasium Prizren for having me today at their Open House. Our partnership began 16 years ago, allowed countless students to learn German – and even outpaced 15 years of ë/ë diplomatic relations! 1/2 pic.twitter.com/vkc5eurGUw


— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 29, 2023

The post Rohde: Mësimi i gjuhës gjermane është trend lulëzues në Kosovë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Xhelili publikon dëshmitë: Tërnava në emër të BIK-ut i dha UÇK-së 83 mijë marka gjermane – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/xhelili-publikon-deshmite-ternava-ne-emer-te-bik-ut-i-dha-uck-se-83-mije-marka-gjermane-lajmet-e-fundit/ Thu, 06 Apr 2023 06:00:42 +0000 https://kosovonow.com/?p=30033 Ish-deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili, ka publikuar dëshmi se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka dhuruar disa herë shuma të konsiderueshme parash për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në vitin 1999. Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kryetari i BIK-ut, […]

The post Xhelili publikon dëshmitë: Tërnava në emër të BIK-ut i dha UÇK-së 83 mijë marka gjermane – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Xhelili publikon dëshmitë: Tërnava në emër të BIK-ut i dha UÇK-së 83 mijë marka gjermane




Ish-deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili, ka publikuar dëshmi se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka dhuruar disa herë shuma të konsiderueshme parash për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në vitin 1999.


Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava, në janar të vitit 1999 i ka dhënë UÇK-së 50 mijë marka.


“Gjatë luftës kam pasur relacion të afërt me kryetarin e tanishëm të BIK-ut z.Naim Tërnava, me të ndjerin Dr. Rexhep Boja që ishte kryetar i atëhershëm i BIK-ut, me sekretarin e atëhershëm të Medreses z.Sylejman Osmani, z.Salih Jashari, z.Elez Osmani e te tjerë”, ka njoftuar Xhelili.


“Udhëheqja e BIK-ut na ka ndihmuar në vazhdimësi. Naim Tërnava edhe në dy raste tjera më ka dhanë të holla, një herë 27.000 DM dhe një herë 5.000 DM. Këto mjete financiare kanë qenë shumë domethënëse e në kohë shumë të rëndësishme për UÇK-në, për çka kam qenë dhe jam shumë falënderues për udhëheqjen e BIK-ut dhe Naim Tërnavën”, ka shkruar ai.



The post Xhelili publikon dëshmitë: Tërnava në emër të BIK-ut i dha UÇK-së 83 mijë marka gjermane – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Qindra fluturime të anuluara nga grevat në aeroportet gjermane – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/qindra-fluturime-te-anuluara-nga-grevat-ne-aeroportet-gjermane-lajmet-e-fundit/ Sat, 18 Mar 2023 03:19:46 +0000 https://kosovonow.com/?p=29297 Bota March 17, 2023 – 23:45 Qindra fluturime u anuluan në disa aeroporte në Gjermani sot pasi punëtorët lanë punën e tyre në valën e fundit të aksioneve të sindikatave për të goditur ekonominë më të madhe të Evropës. fluturimeve, sipas operatorëve të aeroportit. […]

The post Qindra fluturime të anuluara nga grevat në aeroportet gjermane – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Qindra fluturime të anuluara nga grevat në aeroportet gjermane


Bota
March 17, 2023 – 23:45

Qindra fluturime u anuluan në disa aeroporte në Gjermani sot pasi punëtorët lanë punën e tyre në valën e fundit të aksioneve të sindikatave për të goditur ekonominë më të madhe të Evropës.


fluturimeve, sipas operatorëve të aeroportit.


”Rreth 76 000 pasagjerë u prekën nga greva”, deklaroi shoqata e aeroporteve ADV.


Në aeroportin Karlsruhe-Baden-Baden, i cili duhej të ishte prekur nga grevat, fluturimet u kryen normalisht. Stafi nga kompanitë e tjera që nuk ishin në grevë vazhduan operacionet e fluturimit, tha Union Verdi.


Verdi ka bërë thirrje për greva pasi bisedimet për pagat në sektorin e sigurisë së aviacionit mbeten të pafrytshme dhe mosmarrëveshja për pagat në sektorin publik vazhdon./atsh


The post Qindra fluturime të anuluara nga grevat në aeroportet gjermane – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Organizata gjermane që e ka hartuar draft-statutin e Asociacionit: Është bazë e mirë për diskutim – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/organizata-gjermane-qe-e-ka-hartuar-draft-statutin-e-asociacionit-eshte-baze-e-mire-per-diskutim-lajmet-e-fundit/ Wed, 18 Jan 2023 12:47:28 +0000 https://kosovonow.com/?p=26288 Foto: Laura Hasani Organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka hartuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë – për të cilën gjë është rënë dakord në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Rene […]

The post Organizata gjermane që e ka hartuar draft-statutin e Asociacionit: Është bazë e mirë për diskutim – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Organizata gjermane që e ka hartuar draft-statutin e Asociacionit: Është bazë e mirë për diskutimFoto: Laura Hasani




Organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka hartuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë – për të cilën gjë është rënë dakord në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.


Rene Schlee, nga kjo organizatë, tha se beson se ky draft “është një bazë e mirë, e cila pas publikimit meriton të diskutohet nga aktorët qeveritarë dhe joqeveritarë”.


“Ne do të organizojmë një prezantim publik të draftit në kohën e duhur”, tha Schlee për Radion Evropa e Lirë, por nuk specifikoi më shumë.


Autoritetet në Kosovë nuk e komentuan këtë lajm, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se hartimi i statutit të Asociacionit është punë e ekipit menaxhues, në bazë të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, dhe jo e një organizate joqeveritare.


Duke folur për Televizionin Happy në Serbi, ai pyeti se si mund të flasë një organizatë joqeveritare gjermane për kompetencat e Asociacionit.


“Kush jeni ju që të merreni me këtë? Është çështje e serbëve dhe e shqiptarëve – nëse është e dikujt. Pse duhet të përziheni në atë se çfarë do të bëjnë serbët në komunat e tyre”, tha Vuçiq.


Edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha këtë javë se drafti i statutit të Asociacionit duhet të bëhet nga ekipi menaxhues, e jo nga një organizatë joqeveritare.


“Përpjekja e një organizate joqeveritare për të marrë përgjegjësi për hartimin e statutit të Asociacionit ia humb kuptimin dialogut dhe shkel marrëveshjet që e përcaktuan këtë çështje”, tha Petkoviq.


Friedrich-Ebert-Stiftung është një fondacion politik gjerman, që promovon një shoqëri të lirë, të bazuar në vlerat e demokracisë. Organizata ka zyrat e saj përfaqësuese në më shumë se 100 vende dhe mbështet politikën e bashkëpunimit paqësor.


Për formimin e Asociacionit është rënë dakord në dialogun që ndërmjetëson Bashkimi Evropian, por çështja, prej vitesh, vazhdon të jetë pengesë në normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.


Kosova e refuzon formimin e Asociacionit me arsyetimin se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk mund të krijojë asociacione njëetnike. Serbia, në anën tjetër, e kushtëzon normalizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve me Kosovën pikërisht me formimin e Asociacionit.


Përfaqësuesi i organizatës gjermane për Kosovën, Rene Schlee, thotë për Radion Evropa e Lirë se statuti është hartuar në bazë të informatave publike për tema me rëndësi publike dhe thekson se një gjë e tillë nuk është kërkuar nga BE-ja, Qeveria e Gjermanisë, SHBA-ja apo ndonjë palë tjetër.


Në tetor të vitit të kaluar, disa media në Kosovë publikuan draft-statutin e Asociacionit, duke pretenduar se ai është hartuar nga ekspertë gjermanë.


Schlee konfirmon se Friedrich-Ebert-Stiftung, në bashkëpunim me Institutin Evropian për Paqe, ka punuar në atë version të statutit, por thotë se kur u publikua vitin e kaluar, ai ishte vetëm një dokument pune që tashmë është “vjetruar”.


Ai thotë se nuk dëshiron të zbulojë pjesë nga versioni i ri i draft-statutit, por thekson se është i harmonizuar me Kushtetutën e Kosovës.


“Një nga rezultatet e dëshiruara të punës sonë është hartimi i një statuti që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, thotë Schlee.


Detaje nga “versioni i vjetruar” i draft-statutit


Në draftin origjinal të statutit shkruhej se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është “subjekt juridik, i cili formohet në përputhje me ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Kosovës”.


Sipas atij dokumenti, statuti i Asociacionit do të duhej të miratohej nga Qeveria e Kosovës me akt ligjor, në përputhje me Kushtetutën.


Asociacioni do t’i kishte simbolet e veta, përfshirë një stemë dhe një flamur, që do të dizajnoheshin nga bordi i drejtorëve të Asociacionit dhe do të ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.


Gjithashtu, sipas atij dokumenti, Asociacioni do të mund të shpërndahej me vendim të Kuvendit të Kosovës me 2/3 e votave.


Si objektiva të Asociacionit renditeshin: forcimi i demokracisë lokale, zhvillimi i ekonomisë lokale, mbikëqyrja në fushën e arsimit, shëndetësisë parësore dhe dytësore, planifikimit rural dhe urban, e të tjera.


Sipas draft-statutit të hartuar nga organizata gjermane, i cili ndërkohë ndryshoi, Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të ketë një kuvend, një kryetar, një nënkryetar, një këshill, një bord dhe një zyrë për ankesa. Asociacioni do të kishte edhe buxhetin e tij, por ai do të ishte subjekt i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.


Kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar vazhdimisht Kosovës që të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.


I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka paralajmëruar se, në të kundërtën, do të kërkojnë “partnerë alternativë”.


Më 11 janar, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, Escobar ka sqaruar se “partnerë alternativë” mund të jenë: shoqëria civile, grupet multietnike apo institutet – pra subjektet që mund të ofrojnë ide, në bazë të të cilave do të mund të formohej Asociacioni, pa e shkelur Kushtetutën e Kosovës.


Paraprakisht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke iu përgjigjur kërkesës së Shteteve të Bashkuara që Kosova të vendosë në tryezë propozimet për formimin e Asociacionit, ka thënë se çështja mund të zgjidhet brenda kornizës së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Formimi i Asociacionit është dakorduar me Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, ndërsa dy vjet më vonë është arritur pajtimi për parimet.


Problemet kyçe në lidhje me formimin e Asociacionit lidhen me kompetencat e tij.


Në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se parimet e Asociacionit nuk janë plotësisht në frymën e Kushtetutës, përkatësisht nenin 3 për “barazinë para ligjit” dhe kapitujt për “të drejtat dhe liritë themelore” dhe “të drejtat e komuniteteve dhe anëtarëve të tyre”.


Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk e tha në konkluzionin e saj se Asociacioni nuk duhet të formohet, por se kompetencat e tij mund të përshtaten me statut. 


The post Organizata gjermane që e ka hartuar draft-statutin e Asociacionit: Është bazë e mirë për diskutim – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
BILD: Ministria gjermane e Mbrojtjes planifikon të japë dorëheqje, kokëdhimbje për Scholzin – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/bild-ministria-gjermane-e-mbrojtjes-planifikon-te-jape-doreheqje-kokedhimbje-per-scholzin-lajmet-e-fundit/ Sat, 14 Jan 2023 00:03:56 +0000 https://kosovonow.com/?p=26051 Christine Lambrecht thuhet se do të japë dorëheqje prej postit të ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë. Kjo do të thotë më shumë probleme për kancelarin, Olaf Scholz, i cili po planifikonte të rriste mbështetjen ushtarake për Ukrainën, raporton skynews. Ministria e Mbrojtjes do të […]

The post BILD: Ministria gjermane e Mbrojtjes planifikon të japë dorëheqje, kokëdhimbje për Scholzin – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


BILD: Ministria gjermane e Mbrojtjes planifikon të japë dorëheqje, kokëdhimbje për Scholzin




Christine Lambrecht thuhet se do të japë dorëheqje prej postit të ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë.


Kjo do të thotë më shumë probleme për kancelarin, Olaf Scholz, i cili po planifikonte të rriste mbështetjen ushtarake për Ukrainën, raporton skynews.


Ministria e Mbrojtjes do të largohet për të lejuar dikë tjetër të bëjë një fillim të ri në ministri, raportoi gazeta gjermane Bild.


Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes e përshkroi raportin si “thashetheme që ne nuk i komentojmë”.


Scholz është aktualisht nën presion për të rritur mbështetjen ushtarake ndërkombëtare për Ukrainën.


Ndryshe, Lambrecht është avokate dhe anëtare e Partisë Social Demokrate (SPD) gjersa u bë ministre në dhjetorit të vitit 2021. /telegrafi


The post BILD: Ministria gjermane e Mbrojtjes planifikon të japë dorëheqje, kokëdhimbje për Scholzin – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Aktakuzë kundër kosovarit që mashtroi shtetasen gjermane – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/aktakuze-kunder-kosovarit-qe-mashtroi-shtetasen-gjermane-lajmet-e-fundit/ Wed, 21 Dec 2022 14:43:37 +0000 https://kosovonow.com/?p=24712 Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale G.Z. Sipas aktakuzës, i pandehuri G.Z. me veprimet e tij përmes rrjeteve sociale me dashje, me dijeni dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të […]

The post Aktakuzë kundër kosovarit që mashtroi shtetasen gjermane – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Aktakuzë kundër kosovarit që mashtroi shtetasen gjermane




Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale G.Z.


Sipas aktakuzës, i pandehuri G.Z. me veprimet e tij përmes rrjeteve sociale me dashje, me dijeni dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete e ka mashtruar të dëmtuarën A.K.L., shtetase e Gjermanisë.


Sipas Prokurorisë, me këto veprime i pandehuri i lartcekur ka kryer veprën penale “Mashtrimi”. /Zëri


The post Aktakuzë kundër kosovarit që mashtroi shtetasen gjermane – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Mbi 12 miliardë marka gjermane kurrë nuk u këmbyen në euro – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/mbi-12-miliarde-marka-gjermane-kurre-nuk-u-kembyen-ne-euro-lajmet-e-fundit/ Tue, 20 Dec 2022 05:32:53 +0000 https://kosovonow.com/?p=24617 Kush e di se ku u fshehën apo u zhdukën, vetëm 12.3 miliardë marka gjermane kurrë nuk u këmbyen në euro. Mund të bëhet ende në mënyrën e vjetër, dhe herë pas here dikush dëgjon histori të çuditshme për gjetjen e qeseve me para të të afërmve […]

The post Mbi 12 miliardë marka gjermane kurrë nuk u këmbyen në euro – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Mbi 12 miliardë marka gjermane kurrë nuk u këmbyen në euro




Kush e di se ku u fshehën apo u zhdukën, vetëm 12.3 miliardë marka gjermane kurrë nuk u këmbyen në euro. Mund të bëhet ende në mënyrën e vjetër, dhe herë pas here dikush dëgjon histori të çuditshme për gjetjen e qeseve me para të të afërmve të tyre të vdekur.


Raporti vjetor i bankës qendrore gjermane tani përmban informacione të çuditshme: ekzistojnë 12.3 miliardë marka gjermane që kurrë nuk janë këmbyer në euro edhe pas më shumë se dy dekadash.


Po kështu, ka ende lajme të çuditshme për gjetjen e kursimeve, shpesh të të afërmve të vdekurve.


Dy vite më parë ishte një nip me fat, i cili po përgatitej të shiste shtëpinë e xhaxhait të ndjerë në jug të Gjermanisë, sepse ishte në vështirësi financiare. Në shtëpinë e xhaxhait të tij, ai gjeti çanta dhe kuti cigaresh plot me para – gjithsej rreth 3.5 milionë marka.


Dhe një komodinë që arriti në një organizatë humanitare në Leipzig doli të ishte magjike: rreth 27 mijë marka ishin fshehur në të, raporton tagesschau.


Markat gjermane ende “pikojnë” në degët e bankave ku mund të këmbehen pa asnjë datë të skadimit me kursin që ishte i vlefshëm kur u fut euro në vitin 2001 – një euro për 1,95583 marka.


Johannes Berman nga administrata e Bankës Federale thotë se pas dy vitesh të thata që ai i shpjegon si pandemi, këtë vit në banka u futën pak më shumë se 49 milionë marka, “unë nuk besoj se kjo sasi do të vazhdojë të rritet. Në të ardhmen do të ketë gjithnjë e më pak”.


Dhe ato 49 milionë janë një pikë në oqean krahasuar me 12.3 miliardë markat e mbetura që nuk u zëvendësuan kurrë. Me shumë mundësi, një pjesë u shkatërrua në mënyrë të pakthyeshme – ose për shkak të pakujdesisë dhe injorancës, përfundoi në një deponi mbeturinash apo diku tjetër.


Në Bankën Federale, ata supozojnë se qytetarët mbanin një sasi të caktuar pullash “si kujtim”, dhe se një sasi interesante do të gjendet edhe në koleksionet e numizmatistëve në mbarë botën.


Kjo ka të ngjarë për prerjet më të vogla – të themi se kartëmonedhat me pesë marka ishin të rralla edhe kur vula ishte e vlefshme, por shënimet me mijëra marka nuk ka gjasa të gjenden në shumë koleksione.


Dhe rreth 1.1 milionë copë prej tyre ende mungojnë, pra gjithsej 1.1 miliard marka në kartëmonedha të mëdha. Është logjike të supozohet se është futur në kashtë nga disa që gjithsesi kanë mjaftuar. Dhe kjo do të thotë jo vetëm në Gjermani, sepse marka ishte gjithashtu një mysafir i mirëpritur në Lindjen e Mesme dhe të Largët, disi më rrallë në Afrikë apo Amerikë.


Por ka edhe kasaforta bankare të mbyllura në Zvicër apo Lihtenshtajn dhe do të duhen dekada derisa bankat të fitojnë të drejtën për të hapur kasaforta që askush nuk i ka përdorur prej vitesh. /Telegraf


The post Mbi 12 miliardë marka gjermane kurrë nuk u këmbyen në euro – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Për çfarë po e fajëson Don Xhoni ambasadën gjermane? https://kosovonow.com/per-cfare-po-e-fajeson-don-xhoni-ambasaden-gjermane/ Sat, 26 Nov 2022 04:27:01 +0000 https://kosovonow.com/?p=23368 Për çfarë po e fajëson Don Xhoni ambasadën gjermane?

Don Xhoni është një ndër reperët më të kërkuar për koncertë gjithandej ku ka shqiptarë, por atij së fundi gjërat i shkuan si ishin planifikuar. Kjo pasi i njejti së fundi ishte i ftuar të performonte në një klub nate jashtë vendi por kjo gjë i’u pamundësua. Reperi Don Xhon, përmes një njoftimi në Instagram […]

The post Për çfarë po e fajëson Don Xhoni ambasadën gjermane? first appeared on Kosovo Now.]]>
Për çfarë po e fajëson Don Xhoni ambasadën gjermane?

Don Xhoni është një ndër reperët më të kërkuar për koncertë gjithandej ku ka shqiptarë, por atij së fundi gjërat i shkuan si ishin planifikuar.

Kjo pasi i njejti së fundi ishte i ftuar të performonte në një klub nate jashtë vendi por kjo gjë i’u pamundësua.

Reperi Don Xhon, përmes një njoftimi në Instagram ka treguar se nuk mund të performojë në Shtutgart të Gjermanisë.

Kjo për arsye se reperi nuk ka mundur ta tërheqë pasaportën e tij në ambasadën gjermane.

Teksa u ka kërkuar falje ndjekësve dhe fansave të tij, reperi ka shprehur keqardhje dhe ka thënë se shumë shpejt do të organizohet një tjetër event./insajderi

Shiko foton:

The post Për çfarë po e fajëson Don Xhoni ambasadën gjermane? first appeared on Kosovo Now.]]>
Mediat publikojnë një një draft-statut për Asociacionin që thuhet se është përgatitur nga ekspertët gjermanë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/mediat-publikojne-nje-nje-draft-statut-per-asociacionin-qe-thuhet-se-eshte-pergatitur-nga-ekspertet-gjermane-lajmet-e-fundit/ Thu, 20 Oct 2022 11:22:20 +0000 https://kosovonow.com/?p=21518 Foto: Laura Hasani Mediat kanë publikuar sot një një draft-statut për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, që thuhet se është përgatitur nga ekspertët gjermanë. Më poshtë gjeni dokumentin e përkthyer që është publikuar nga “Nacionale”. Statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe […]

The post Mediat publikojnë një një draft-statut për Asociacionin që thuhet se është përgatitur nga ekspertët gjermanë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Mediat publikojnë një një draft-statut për Asociacionin që thuhet se është përgatitur nga ekspertët gjermanëFoto: Laura Hasani




Mediat kanë publikuar sot një një draft-statut për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, që thuhet se është përgatitur nga ekspertët gjermanë.


Më poshtë gjeni dokumentin e përkthyer që është publikuar nga “Nacionale”.


Statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Republikën e Kosovës (draft)


I. Dispozitat e Përgjithshme


Neni 1


1. Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë (Asociacioni/Bashkësia) është entitet legal i themeluar në linjë me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.


2. Statuti i Asociacionit/Bashkësisë është akti më i lartë ligjor i Asociacionit/Komunitetit.


3. Statuti do të miratohet nga një kuvend themelues i Asociacionit/Bashkësisë, i përbërë nga anëtarë të votuar të asambleve komunale të komunave përkatëse në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Statuti do të dekretohet nga një akt ligjor i Qeverisë së Kosovës dhe do ta pranojë pushtetin e një rregullimi të Qeverisë sipas sistemit ligjor të Kosovës pas rishikimit nga Gjykata Kushtetuese.


4. Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë është trup përgjegjës për amendamentet e Statutit. Të gjitha amendamentet e Statutit do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Amendamentet e Statutit do të miratohen nga Qeveria e Kosovës përmes një akti ligjor në linjë me Kushtetutën. Nëse vlerësohet e nevojshme, Qeveria do të kërkojë një rishikim të kushtetutshmërisë së cilitdo amendament të prodhuar nga Kuvendi, që do të kryhet nga Gjykata Kushtetuese.


5. Asociacioni/Komuniteti përbëhet nga dhjetë (10) komunat e mëposhtme (LISTA E KOMUNAVE) dhe i përfaqëson interesat e tyre dhe të banorëve të tyre. Anëtarësia në Asociacion/Komunitet është vullnetare. Procedurat për anëtarësi shtesë, largim nga anëtarësia dhe shpërbërje të Asociacionit/Komunitetit janë të përcaktuara nga ky Statut.


Neni 2


1. Anëtarë të Asociacionit/Komunitetit janë autoritetet komunale të komunave pjesëmarrëse.


2. Emrat zyrtarë të këtij entiteti legal janë: “Asociacioni/Komuniteti i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”, “Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë” dhe “Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”. Të gjithë tre emrat zyrtarë i referohen entitetit legal të themeluar nga ky Statut. Në tekstin e mëposhtëm, emërtimi Asociacion/Bashkësi do t’i nënkuptojë të gjithë ose ndonjërin nga emrat zyrtarë. Organet zyrtare të Kosovës ose përfaqësuesit e Asociacionit/Komunitetit e kanë të drejtën për t’iu referuar atij me cilindo nga tre emrat zyrtarë.


3. Aktivitetet e Asociacionit/Bashkësisë janë të bazuara në parimet e pjesëmarrjes vullnetare nga anëtarët e tij, avancimin e demokracisë dhe qeverisjes lokale dhe respektimin për dispozitat e mbrojtjes dhe përfaqësimit të të drejtave dhe interesave të komuniteteve të ngulitura në Kushtetutat dhe ligjet e Kosovës.


4. Autoritetet komunale anëtarësohen në Asociacion/Bashkësi mbi bazën e një vendimi nga Asambletë e tyre Komunale në përputhje me dispozitat ligjore që e rregullojnë vendimmarrjen e këtij trupi komunal. Në procesin e anëtarësimit në Asociacion/Bashkësi, secili anëtar duhet ta miratojë Statutin e tij.


5. Anëtarët e Asociacionit/Bashkësisë e kanë të drejtën për ta ndërprerë anëtarësinë e tyre. Vendimi për t’u larguar nga Asociacioni/Bashkësia do të merret nga Asambleja Komunale e komunës përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore që e rregullojnë vendimmarrjen e këtij trupi komunal. Një komunë që është larguar nga Asociacioni/Bashkësia, mund të vendosë që ta rikthejë anëtarësinë e vet përmes procedurave të përcaktuara sipas pikës 4 më sipër.


6. Asociacioni/Bashkësia do të jetë e hapur ndaj cilësdo komunë me kusht që anëtarët të kenë pajtueshmëri. Vendimi për të pranuar një anëtar të ri të Asociacionit/Bashkësisë, do të merret nga 2/3 e delegatëve të Kuvendit të tij.


7. Asociacioni/Bashkësia mund të shpërbëhet vetëm me vendim të Kuvendit të tij, të miratuar nga një shumicë prej 2/3 e anëtarëve të tij, siç vendoset nga kryetarët përkatës të tyre.


8. Anëtarët e Asociacionit/Bashkësisë e kanë të drejtën për të përjashtuar një ose më shumë komuna nga anëtarësia përmes një vendimi të Kuvendit të tij, të miratuar nga një shumicë prej 2/3 të anëtarëve të tij.


9. Asociacioni/Bashkësia do t’i ketë simbolet e veta zyrtare, për të përfshirë një stemë dhe një flamur, që do të dizajnohet nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.


10. Selia e Asociacionit/Bashkësisë do të përcaktohet nga Kuvendi i tij.


11. Asociacioni/Bashkësia ka të drejtë për llogari të veta bankare dhe e ka të drejtën për të pasur në pronësi prona dhe për t’u përfshirë në transaksione financiare.


II. Objektivat e Asociacionit/Bashkësisë


Neni 3


1. Në përputhje me Marrëveshjen e Parë të Ratifikuar dhe me Kushtetutën, Asociacioni/Bashkësia do t’i ketë si objektiva kryesore ofrimin e funksioneve dhe shërbimeve publike për të:


a. Fuqizuar demokracinë lokale. Asociacioni/Bashkësia e ushtron këtë funksion përmes lehtësimit të bashkëpunimit mes komunave të veta pjesëmarrëse, duke i përkrahur komunat pjesëmarrëse në dizajnimin e politikave që e avancojnë demokracinë lokale, duke financuar dhe promovuar aktivitete që i avancojnë pjesëmarrjen civile dhe praktikat demokratike, dhe duke i përfaqësuar interesat relevante për demokracinë lokale me autoritetet qendrore.


b. Ushtruar mbikëqyrje të plotë për ta zhvilluar ekonominë lokale. Asociacioni/Bashkësia e ushtron këtë funksion përmes lehtësimit të bashkëpunimit mes komunave të veta pjesëmarrëse, duke i përkrahur ato në dizajnimin e projekteve, politikave dhe masave që i zhvillojnë ekonomitë e tyre lokale ose duke asistuar në përfshirjen e burimeve financiare e njerëzore relevante për shërbimet ekonomike, duke financuar e promovuar aktivitete që i rrisin zhvillimin ekonomik, investimet dhe lidhshmërinë e biznesit, dhe duke i përfaqësuar interesat e komunave pjesëmarrëse dhe aktorëve ekonomikë të ndodhur në territoret e tyre në marrëdhëniet me autoritetet qendrore, si dhe operatorët e tjerë shtetërore dhe ekonomikë në rajon dhe përtej, përfshirë ata nga Republika e Serbisë. Për kryerjen e këtyre funksioneve, Asociacioni/Bashkësia do të pranojë rregullisht dokumente të prodhuara nga autoritetet ekonomike, financiare e buxhetore të komunave pjesëmarrëse dhe do ta ketë të drejtën për të kërkuar informacione shtesë nga komunat pjesëmarrëse, si të jetë relevante për kryerjen e këtij funksioni. Asociacioni/Bashkësia gjithashtu do ta ketë të drejtën për të kërkuar informata zyrtare nga autoritetet qendrore, që janë relevante për kryerjen e këtyre funksioneve.


c. Ushtruar mbikëqyrje në fushën e arsimit. Asociacioni/Bashkësia e përmbush këtë objektiv përmes kryerjes së funksioneve të mëposhtme:


– Lehtësimi i bashkëpunimit mes anëtarëve të tij për qëllimet e avancimit të standardeve të arsimit në nivelin lokal.


– Përfaqësimi i interesave të politikave të arsimit të anëtarëve të tij dhe të banorëve të tyre me autoritetet qendrore.


– Kryerja e hulumtimit dhe ndjekja e trendëve të arsimit në mesin e anëtarëve të tij, në Kosovë dhe jashtë, dhe ofrimi i udhëzimeve për t’i avancuar standardet, politikat dhe hulumtimin në arsim.


– Ofrimi i përkrahjes ligjore, shkencore, financiare e sekretariale për anëtarët e tij në zbatimin e kompetencave të tyre në fushën e arsimit, përfshirë arsimin më të lartë, siç ofrohet me ligj.


– Ofrimi i një roli këshillëdhënës për autoritetet qendrore dhe autoritetet e komunave pjesëmarrëse të tij sa i përket zhvillimit të arsimit në gjuhën serbe në përputhje me ligjin.


– Financimi i iniciativave të lidhura me arsimin – përfshirë bursat, trajnimet për mësues, grantet për hulumtime, zgjidhjet e Teknologjisë së Informacionit, shkëmbimet akademike, programet verore, dhe të tjera – për të mirën e avancimit të arsimit në mesin e komunave pjesëmarrëse të tij.


– Financimi i projekteve ndërtimore dhe të infrastrukturës të lidhura me ofrimin e arsimit në mesin e komunave pjesëmarrëse të tij, si dhe ofrimin e përkrahjes financiare për mirëmbajtjen e objekteve të arsimit dhe të atyre që janë të lidhura me të (sallat sportive, laboratorët e Teknologjisë së Informacionit, etj).


– Lehtësimi dhe/ose financimi i transportimit dhe shpërndarjes së teksteve shkollore të lidhura me arsimimin në gjuhën serbe sipas kurikulës së Kosovës në përputhje me ligjin. Asociacioni/Bashkësia do ta ofrojë shërbimin e njëjtë për shkollimin me kurikulë të Kosovës në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, nëse nevojitet nga ndonjë grup i banorëve të komunave pjesëmarrëse të tij.


– Ndërlidhja me palët e tjera, përfshirë autoritetet arsimore të Republikës së Serbisë, për përmbushjen e këtij objektivi.


– Ofrimi i këshillave për autoritetet qendrore rreth amendamenteve të lidhura me legjislacionin për arsim.


2. Për kryerjen e funksioneve të përcaktuara më lart, Asociacioni/Bashkësia do të pranojë rregullisht dokumente të prodhuara nga autoritetet arsimore të komunave pjesëmarrëse dhe do ta ketë të drejtën për të kërkuar informata shtesë nga komunat pjesëmarrëse, si të jetë relevante për kryerjen e këtij funksioni. Ai (Asociacioni/Bashkësia) gjithashtu do ta ketë të drejtën për të kërkuar informata zyrtare nga autoritetet qendrore, që janë relevante për kryerjen e këtyre funksioneve.


3. Në kryerjen e mbikëqyrjes së plotë në fushën e arsimit, Asociacioni/Bashkësia do t’i respektojë plotësisht Kushtetutën dhe Ligjet relevante të Republikës së Kosovës. Rishikimi administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e kompetencave të tyre, i kufizuar në sigurimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjin, siç përcaktohet në Nenin 124.7 të Kushtetutës, do ta zbatojë mutatis mutandis në lidhje me vendimet e Asociacionit/Bashkësisë.


d. Ushtrimi i mbikëqyrjes së plotë për t’i përmirësuar kujdesin lokal primar e sekondar shëndetësor e social. Asociacioni/Bashkësia e përmbush këtë objektiv përmes kryerjes së funksioneve të mëposhtme:


– Lehtësimi i bashkëpunimit mes anëtarëve të tij për qëllimet e avancimit të mirëqenies shëndetësore e sociale primare e sekondare në nivelin lokal.


– Përfaqësimi i interesave të politikave shëndetësore e sociale për anëtarët e tij dhe banorët e tyre me autoritetet qendrore.


– Kryerja e hulumtimit dhe ndjekja e trendeve të mirëqenies shëndetësore e sociale në mesin e anëtarëve të tij, në Kosovë dhe jashtë, dhe ofrimi i udhëzimeve për t’i avancuar dispozitat, politikat dhe hulumtimet për mirëqenie shëndetësore dhe sociale.


– Ofrimi i përkrahjes ligjore, shkencore, financiare dhe sekretariale për anëtarët e tij në zbatimin e kompetencave të tyre në fushën e mirëqenies shëndetësore dhe sociale, siç ofrohet me ligj.


– Ofrimi i një roli këshillëdhënës për autoritetet qendrore dhe për autoritetet e komunave pjesëmarrëse të tij në lidhje me çfarëdo nevoje specifike për mirëqenie shëndetësore e sociale të banorëve të tyre.


– Financimi dhe lehtësimi i ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimeve profesionale të personelit mjekësor të komunave pjesëmarrëse, për të mirën e përmirësimit të kujdesit shëndetësor e social në mesin e komunave pjesëmarrëse të tij.


– Financimi i projekteve të ndërtimit dhe infrastrukturës që janë të lidhura me ofrimin e kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies sociale në mesin e komunave pjesëmarrëse të tij. Asambleja/Bashkësia gjithashtu ofron përkrahje financiare për mirëmbajtjen e objekteve të ndërlidhura (sallat sportive, laboratorët e Teknologjisë së Informacionit, etj).


– Financimi i strehimit social në komunat pjesëmarrëse, duke e respektuar diversitetin etnik të popullsisë së tij.


– Financimi i objekteve, pajisjeve dhe shpenzimeve materiale të ndërlidhura me cilëndo nevojë specifike shëndetësore ose për mirëqenie sociale në komunat pjesëmarrëse, si ato që janë të ndërlidhura me ofrimin e shërbimit shëndetësor të lëvizshëm, personat me paaftësi, ose kujdesi shëndetësor për të moshuarit.


– Financimi dhe/ose mbledhja e fondeve për përkrahje të mirëqenies sociale të banorëve të komunave pjesëmarrëse të tij, duke e respektuar diversitetin e tyre etnik.


– Promovimi, lehtësimi dhe financimi i fushatave shëndetësore për vetëdijesim publik dhe i masave për përmirësimin e standardeve të shëndetit publik, të tjera nga ato që ofrohen rregullisht nga kujdesi shëndetësor sipas ligjeve përkatëse.


– Në kohë të pandemive ose krizave të shëndetit publik, Asociacioni/Bashkësia e përkrah zbatimin e masave të shëndetit publik, të ofruara nga Qeveria, nga komunat pjesëmarrëse.


– Në kohë të pandemive ose kur nevojitet për arsye të tjera, e financon dhe/ose e përkrah ofrimin e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore për nevojat e banorëve të komunave pjesëmarrëse.


– Ndërlidhja me palët e tjera, përfshirë autoritetet për mirëqenie shëndetësore e sociale të Republikës së Serbisë, për përmbushjen e këtij objektivi.


– Financimi i blerjes së pajisjeve të specializuara mjekësore siç mund të nevojiten nga komuna

– Këshillimi i autoriteteve qendrore në aspektet e kujdesit shëndetësor dhe social primar e sekondar në komunat pjesëmarrëse, si dhe në aspektin e amendamenteve të legjislacionit për kujdes social primar e sekondar.


4. Për kryerjen e funksioneve të përmendura më sipër, Asociacioni/Bashkësia do të pranojë rregullisht dokumente të prodhuara nga autoritetet për mirëqenie shëndetësore e sociale të komunave pjesëmarrëse dhe do ta ketë të drejtën për të kërkuar informata shtesë nga komunat pjesëmarrëse, si të jetë relevante për kryerjen e këtij funksioni. Ai (Asociacioni) gjithashtu do ta ketë të drejtën për të kërkuar informata zyrtare nga autoritetet qendrore, që janë relevante për kryerjen e këtyre funksioneve.


5. Në kryerjen e mbikëqyrjes së plotë në fushën e kujdesit shëndetësor dhe social primar e sekondar, Asociacioni/Bashkësia duhet t’i respektojë plotësisht Kushtetutën dhe Ligjet relevante të Republikës së Kosovës. Rishikimi administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e kompetencave të tyre, të kufizuara në sigurimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjin, siç përcaktohet në Nenin 124.7 të Kushtetutës, do të zbatojë mutatis mutandis në lidhje me vendimet e Asociacionit/Bashkësisë.


e. Ushtrimi i mbikëqyrjes së plotë për ta bashkërenduar planifikimin urban dhe rural. Asociacioni/Bashkësia e përmbush këtë objektiv përmes kryerjes së funksioneve të mëposhtme:


– Lehtësimi i bashkëpunimit në mesin e anëtarëve të tij për qëllimet e planifikimit urban e rural ndërkomunal.


– Përfaqësimi i interesave të komunave pjesëmarrëse me autoritetet qendrore sa i përket planifikimit urban e rural ndërkomunal.


– Kryerja e hulumtimeve dhe formave të tjera të përkrahjes teknike për komunat pjesëmarrëse në zbatimin e kompetencave ligjore nga to në planifikim urban e rural.


– Ofrimi i përkrahjes ligjore, shkencore, financiare e sekretariale për anëtarët e vet në zbatimin e kompetencave të tyre në fushën e kompetencave të tyre ligjore në planifikim urban e rural.


– Financimi dhe/ose lehtësimi i programeve për ndërtimin e kapaciteteve në fushën e planifikimit urban dhe rural.


– Ofrimi i këshillave për autoritetet qendrore në lidhje me projektet e infrastrukturës ndërkomunale që lidhen me komunat pjesëmarrëse.


– Ofrimi i udhëzimeve për komunat pjesëmarrëse në lidhje me kompetencat e tyre ligjore për zhvillim urban dhe harta zonale.


– Ofrimi i udhëzimeve dhe përkrahjes për komunat pjesëmarrëse për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.


– Ofrimi i këshillave për autoritetet qendrore rreth amendamenteve të legjislacionit të ndërlidhur me planifikimin urban dhe rural.


6. Për kryerjen e funksioneve të përcaktuara më sipër, Asociacioni/Bashkësia do të pranojë rregullisht dokumente të prodhuara nga autoritetet për planifikim urban dhe rural të komunave pjesëmarrëse dhe do ta ketë të drejtën për të kërkuara informata shtesë nga komunat pjesëmarrëse, si të jetë relevante për kryerjen e këtij funksioni. Ai gjithashtu do ta ketë të drejtën për të kërkuar informata zyrtare nga autoritetet qendrore, që janë relevante për kryerjen e këtyre funksioneve.


7. Në kryerjen e mbikëqyrjes së plotë në fushën e planifikimit rural dhe urban, Asociacioni/Bashkësia duhet t’i respektojë plotësisht Kushtetutën dhe Ligjet relevante të Republikës së Kosovës. Rishikimi administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e kompetencave të tyre, i kufizuar në sigurimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjin, siç përcaktohet në Nenin 124.7 të Kushtetutës, do të zbatojë mutatis mutandis në lidhje me vendimet e Asociacionit/Bashkësisë.


f. Zbatimi i masave për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë. Asociacioni/Bashkësia e përmbush këtë objektiv përmes kryerjes së funksioneve të mëposhtme:


– Lehtësimi i bashkëpunimit në mesin e komunave pjesëmarrëse për të mirën e komunitetit të të kthyerve.


– Financimi i zgjidhjeve për strehim për të kthyerit në Kosovë në komunat pjesëmarrëse.


– Ndërlidhja me komunitetin e të zhvendosurve dhe identifikimin e nevojave të veçanta për t’u adresuar në kontekstin e kthimit dhe zgjidhjeve të tjera të qëndrueshme dhe këshilla për komunat pjesëmarrëse në aspektin e përmbushjes së këtyre nevojave brenda kompetencave të tyre ligjore.


– Ndërlidhja dhe bashkëpunimi me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim dhe institucione të tjera qendrore në lidhje me zbatimin e strategjive relevante dhe dokumentet rregulluese për kthimin, si të jetë relevante për zbatimin nga komunat pjesëmarrëse.


– Ofrimi i këshillave dhe udhëzimeve për komunat pjesëmarrëse në aspektin e politikave dhe masave për integrimin socio-ekonomik të të kthyerve.


– Financimi i programeve për integrim socio-ekonomik për të kthyerit në komunat pjesëmarrëse. Asambleja/Bashkësia gjithashtu ofron forma të tjera të asistencës financiare e materiale për të kthyerit, përfshirë jashtë komunave pjesëmarrëse.


– Ofrimi i këshillave për komunat jopjesëmarrëse, relevante për politikat dhe masat e tyre të lidhura me të kthyerit.


– Ofrimi i këshillave për autoritetet qendrore sa u përket legjislacionit, politikave, strategjive dhe masave në përkrahje të të kthyerve.


– Lehtësimi i kthimit dhe ofrimi i formave të tjera të zgjidhjeve të durueshme sa i përket kthimit të personave të zhvendosur në komunat pjesëmarrëse nga zonat e tjera të Kosovës.


8. Për kryerjen e funksioneve të përcaktuara më sipër, Asociacioni/Bashkësia do të pranojë rregullisht dokumente të prodhuara nga autoritetet e lidhura me kthimin të komunave pjesëmarrëse dhe do ta ketë të drejtën për të kërkuar informata shtesë nga komunat pjesëmarrëse si të jetë relevante për kryerjen e këtij funksioni. Ai gjithashtu do ta ketë të drejtën për të kërkuar informata zyrtare nga autoritetet qendrore, që janë relevante për kryerjen e këtyre funksioneve.


9. Në përmbushjen e këtij objektivi, Asociacioni/Bashkësia do t’i respektojë plotësisht Kushtetutën dhe rregullativën relevante të Republikës së Kosovës. Rishikimi administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e kompetencave të tyre, i kufizuar në sigurimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet, siç përcaktohet në Nenin 124.7 të Kushtetutës, do të zbatohet mutatis mutandis në lidhje me vendimet e Asociacionit/Bashkësisë.


g. Kryerja, bashkërendimi dhe lehtësimi i aktiviteteve të hulumtimit dhe zhvillimit. Në përmbushjen e këtij objektivi dhe shtuar aktiviteteve të hulumtimit e zhvillimit, të paraqitura më sipër, Asociacioni/Bashkësia do të kryejë çfarëdo aktiviteti tjetër të hulumtimit dhe zhvillimit që vlerësohet i nevojshëm nga komunat pjesëmarrëse, siç mund të jetë relevant për nevojat e tyre individuale ose për ato që janë të ndërlidhura me bashkëpunimin ndërkomunal. (Neni 3 vazhdon…)


Neni 4 publikohet pas pak.


Neni 5


1. Associacioni/Bashkësia do të ushtrojë të tjera kompetenca shtesë siç mundet të delegohen nga autoritetet qendrore në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.


III. Struktura organizative


Neni 6


Asociacioni/Bashkësia do t’i ketë trupat e mëposhtëm:


Kuvendin e Asociacionit/Bashkësisë;


Presidentin e Asociacionit/Bashkësisë


Zëvendëspresidentin e Asociacionit/Bashkësisë


Këshilli i Asociacionit/Bashkësisë


Bordi i Asociacionit/Bashkësisë


Zyra e Ankesave e Asociacionit/Bashkësisë.


Neni 7


1. Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë është trupi suprem i përbërë nga përfaqësuesit e emëruar nga secila asamble e komunave pjesëmarrëse në mesin e anëtarëve të tyre të zgjedhur.


2. Numri i përfaqësuesve të Kuvendit përcaktohet nga numri i përfaqësuesve në asambletë e komunave pjesëmarrëse në një raport 10 me 1. Secila komunë pjesëmarrëse delegon një përfaqësues në Kuvendin e Asociacionit/Bashkësisë për secilën nga dhjetë ulëset e asamblesë komunale.


3. Delegatët e Kuvendit të Asociacionit/Komunës janë të zgjedhur nga asambletë përkatëse me me propozimin e kryetarit.


4. Në propozimin dhe zgjedhjen, kryetari dhe asambletë komunale do të respektojnë parimin e sigurimit të diversitetit etnik të komunave të tyre. Prandaj, proporcionet etnike të përfaqësuara në asamlenë komunale do të reflektojnë në përbërjen e delegatëve të tyre në Asamblenë e Asociacionit/Bashkësisë. Në këtë proces, kryetarët dhe asambletë komunale do të respektojnë normat e të drejtave të komunitetit të përfshira në Kushtetutën dhe ligjet relevante të Kosovës.


5. Mandati i Kuvendit do të jetë i lidhur me mandatet e asambleve të komunave pjesëmarrëse. Me secilën zgjedhje lokale, brenda një muaji pas themelimit të asambleve komunale, rrjedhimisht asambletë komunale të themeluara do të ndërmarrin procedurën e përzgjedhjes së përfaqësuesve të Kuvendit të Asociacionit/Bashkësisë nën procedurën e përshkruar më lartë dhe në përputhje me ligjin.


6. Mandati i delegatëve të Kuvendit përfundon me përfundimin e mandatit të tyre në asambletë komunale përkatëse. Të gjitha format ligjërisht të ofruara të përfundimit të mandatit në zyrë si këshilltar i një asambleje komunale do të aplikohen tek përfundimi i mandatit të Kuvendit të Asociacionit/Bashkësisë. Në rastin e një zgjedhjeje të përsëritur ose të një zgjedhje të pjesshme në një komunë pjesëmarrëse, mandati i atij përfaqësuesi të komunës në Asociacion/Bashkësi përfundon dhe zëvendësohet nga një delegat i asamblesë komunale të themeluar nëpërmjet një zgjedhje e përsëritur ose e pjesshme, nën procedurën e përshkruar më lartë dhe në përputhje me ligjin.


7. Asambleja komunale e secilës komunë pjesëmarrëse ka të drejtë të revokojë mandatin e një ose më shumë delegatëve të Kuvendit të Asociacionit/Bashkësisë. Revokimi i mandatit duhet të jetë i justifikuar në bazat e respektimit të këtij Statuti dhe të normave ligjore të Kosovës. Në rastin e zëvendësimit të delegatit të tyre në Kuvend, asambletë komunale do të respektojnë parimin e diversitetit etnik të përshkruar më lartë. Nisma për të zëvendësuar një delegat në Kuvend mund të bëhet nga kryetari, nënkryetari për komunitete, nënkryetari i asamblesë komunale për komunitete, ose secilit këshilltar të asamblesë komunale. Vendimet për revokimin e mandatit dhe zëvendësimin e tij merren nga asambletë komunale të asambleve përkatëse.


8. Delegatët në Kuvendin e Asociacionit/Bashkësisë kanë të drejtën për kompensim financiar për punën e tyre në Kuvend. Kompensimi financiar do të determinohet nga Rregullat e Procedurës së Kuvendit dhe do të jenë në linjë me standardet financiare të sektorit publik të rregulluar me ligjet e Kosovës.


Neni 8


1. Takimet e Kuvendit të Asociacionit/Bashkësisë thirren dhe udhëhiqen nga Presidenti i Asociacionit/Bashkësisë. Në rast të mungesës së tij/saj, takimet do të thirren dhe udhëhiqen nga zëvendëspresidenti i Asocacionit/Bashkësisë. Në rast se të dy mungojnë ose ndryshe janë parandaluar, delegati më i moshuar mund të thërras dhe udhëheq takimin përkatës të Kuvendit.


2. Takimet e Kuvendit janë të thirrura në iniciativën e Presidentit të Asociacionit/Bashkësisë, Bordit të Asociacionit/Bashkësisë, ose nga 1/3 e delegatëve të Kuvendit të Asamblesë/Bashkësisë.


3. Me inagurimin dhe brenda 3 muajve, Kuvendi do të draftojë një Procedurë të Rregullave për të qeverisur sistemin e tij të votimit dhe çështjeve të tjera procedurale. Rregullat e Procedurës do të jenë në linjë me Statutin dhe normat ligjore të Kosovës. Rregullat e Procedurës do të reflektojnë, sa më shumë e mundur, procedurën e rregullave të asambleve të komunave të Kosovës. Rregullat e Procedurës kërkojnë mbështetjen e 2/3 të delegatëve të Kuvendit.


4. Kuvendi do të takohet së paku dy herë në vit dhe mund të mbajë të tjera takime të rregullta ose ad hoc. Planifikimi dhe procedurat e tjera të takimit të Kuvendit do të rregullohen me një Procedurë të Rregullave.


Neni 9


1. Kuvendi do të adaptojë një Statut të Asociacionit/Bashkësisë, në linjë me dispozitat e përshkruara më lartë.


2. Kuvendi shqyrton dhe miraton amendamente në Statutin e Asociacionit/Bashkësisë, në linjë me dispozitat e përshkruara më lartë.


3. Kuvendi miraton Rregullat e Procedurës në linjë me dispozitat e përshkruara më lartë.


4. Kuvendi vendos mbi pranimin ose refuzimin e delegatëve të tij, në linjë me dispozitat e përshkruara më lartë.


5. Zgjedh dhe shkarkon Presidentin, Zëvendëspresidentin dhe Bordin e Asociacionit/Bashkësisë.


6. Rishikon dhe miraton buxhetin Asociacionit/Bashkësisë.


7. Me rekomandimin nga Presidenti ose Bordi i Asociacionit/Bashkësisë, Kuvendi rishikon dhe miraton dokumentin e udhërrëfyesit të politikave strategjike relevante për punën e Asociacionit/Bashkësisë ose për zbatimin e objektivave të Asociacionit/Bashkësisë, kur ato lidhen me secilin anëtar të Asociacionit/Bashkësisë.


8. Shqyrton, rishikon dhe vendos prioritetet politike për zbatimin e objektivave të Asociacionit/Bashkësisë.


9. Rishikon dhe miraton marrëveshjet e bashkëpunimit me autoritetet qendrore ose palët e treta, vendore ose të huaja, që kanë të bëjnë me objektivat e Asociacionit/Bashkësisë si një e tërë.


10. Shqyrton dhe miraton projektet e ndërtimit, infrastrukturës dhe investimeve të tjera të vlerësuara më shumë se 50 mijë euro, me propozimin e Presidentit dhe Bordit të Asociacionit/Bashkësisë.


11. Shqyrton dhe miraton të tjera rregulla administrative dhe vendime të lidhura me objektivat e Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Statutin dhe normat legale të Kosovës.


12. Të gjitha vendimet e Kuvendit në zbatim të pikave të përshkruara më lartë janë të aplikueshme për anëtarët e tij. Kur është e nevojshme dhe e përcaktuar nga Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të zbatojnë vendimet e Kuvendit nëpërmjet procedurave legale, administrative, buxhetore ose të tjera të lidhura me fushëveprimin e kompetencave të komunave në Kosovë. Secili anëtar i Asociacionit/Bashkësisë ka të drejtën që formalisht të shpreh një vendim të ndryshëm ose ndryshe të mos miratojë vendimin e Kuvendit nëpërmjet procedurave e tij të ofruara në mënyrë kushtetuese dhe ligjore.


13. Si trupi suprem i Asociacionit/Bashkësisë, Kuvendi mund të vendosë të ndryshojë kompetencat e secilit trup tjetër të Asociacionit/Bashkësisë, nëse e nevojshme nëpërmjet amendamentimit të Statutit.


Neni 10


Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i Asociacionit/Bashkësisë


1. Asociacioni/Bashkësia do të ketë një President të zgjedhur nga Kuvendi nga mesi i anëtarëve të asambleve të komunave pjesëmarrëse dhe kryetarët e tyre. Procedura e zgjedhjes së Presidentit do të rregullohet nga Procedura e Rregullave të Kuvendit.


2. Asociacionit/Bashkësia do të ketë një Zëvendëspresident, i cili do t’i asistojë Presidentit në ushtrimin e detyrave të tij/saj. Zëvendëspresidenti votohet nga Kuvendi nga mesi i anëtarëve të asambleve të komunave pjesëmarrëse dhe kryetarët e tyre. Procedura e zgjedhjes së Zëvendëspresidentit do të rregullohet nga Procedura e Rregullave të Kuvendit.


3. Mnadati i Presidentit dhe Zëvendëspresidentit janë të lidhur me mandatet e tyre respektive brenda komunave pjesëmarrëse. Me secilin cikël zgjedhor, kurdo që konstituohet, Kuvendi do të zgjedh një President dhe Zëvendëspresident të ri. Nuk ka kufizime për shërbimin e përsëritur në këto dy funksione. Nëse mandatet komunale të Presidentit dhe Zëvendëspresidentit pushojnë nëpërmjet çfarëdo mënyre të përshkruar ligjore, Kuvendi do të shkarkojë ata dhe zgjedh një President dhe Zëvendëspresident të ri.


4. Presidenti do të përfaqësojë Asociacionin/Bashkësinë para autoriteteve qendrore dhe palëve të treta, vendore apo të huaja.


5. Presidenti udhëheq takimet e Kuvendit dhe është i autorizuar mes palëve për të thirrë takimet e Kuvendit.


6. Presidenti mbikëqyrë punën e Bordit të Asociacionit/Bashkësisë dhe asministratës dhe menaxhon punën e Asociacionit/Bashkësisë, zbatimin e objektivave të Asociacionit/Bashkësisë dhe vendimet e Kuvendit.


7. I asistuar nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë dhe administrata, Presidenti menaxhon buxhetin dhe shpenzimet e Asociacionit/Bashkësisë, në linjë me dispozitat e Statutit dhe normave ligjore të Kosovës.


8. I asistuar ng Bordi, Presidenti është entiteti i autorizuar i Asociacionit/Bashkësisë për menaxhimin e llogarive, dokumenteve të lidhura me pronën, marrëveshjet për hyrjen në bashkëpunim, përfaqësimi në gjykatë dhe të tjera çështje administrative, dhe forma të tjera të korrespodencës formale të nevojshe për funksionimin e Asociacionit/Bashkësisë. Gjatë ushtrimit të kësaj detyre, Presidenti do të ndjek procedurat e përshkruara në Statut dhe normat legale të Kosovës.


9. Presidenti inicion shqyrtimin dhe aprovimin e udhërrëfyesit e politikës strategjike dhe dokumente të tjera të përshkruara më lartë nën kompetencat e Kuvendit të Asociacionit/Bashkësisë.


10. Zëvendëspresidenti i asiston Presidentit në të gjitha funskionet e përshkruara më lartë, përfaqëson Asociacionin/Bashkësinë në konsultim me Presidentit dhe zëvendëson Presidentin në ushtrimin e detyrave të tij/saj nëse është e nevojshme. Presidenti përkohësisht mund të delegojë çfarëdo detyre tek Zëvendëspresidenti.


Neni 11

Këshilli i Asociacionit/Bashkësisë

1. Asociacioni/Bashkësia do të ketë Këshillin e përbërë nga një maksimum prej 30 anëtarësh të zgjedhur mes banorëve të komunave pjesëmarrrëse, përfshirë të gjithë kryetarët e komunave pjesëmarrëse.

2. Përbërja e Këshillit do të reflektojë diversitetin etnik të komunave pjesëmarrëse dhe do të respektojë dispozitat kushtetuese dhe ligjore mbi përfaqësimin e komuniteteve në Kosovë.

3. Rregullat e specifikuara më lart për mandatin e shërbimit të këshilltarëve komunalë dhe kryetarëve brenda trupave të Asociacionit/Bashkësisë do të aplikohen për mandatin e Këshillit për kryetarët.

4. Zgjedhja dhe kriteret për anëtarësi në Këshill për anëtarët e saj që nuk janë kryetarë apo këshilltarë komunalë do të përcaktohen nga Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë përmes një rregullimi të veçantë në pajtim me Statutin dhe me normat legale të Kosovës.

5. Shpeshtësia dhe planifikimi i takimeve, vendim-marrjes dhe çështje tjera që rregullojnë procedurat e Këshillit do të përcaktohen nga Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë përmes një rregulloreje të veçantë në pajtim me Statutin dhe normat legale të Kosovës.

6. Anëtarësia në Këshill për jo-kryetarët e komunave do të reflektojë diversitetin etnik të komunave pjesëmarrëse dhe do të respektojë normat kushtetuese dhe legale për përfaqësimin e komuniteteve në Kosovë.

7. Këshilli i Asociacionit/Bashkësisë është një trup këshillues që ofron udhëzime për punën e Asociacionit/Bashkësisë.

8. Këshilli ofron këshilla për të tjera trupa të Asociacionit/Bashkësisë dhe anëtarët e saj mund të angazhohen direkt në hulumtime, analiza, formulime strategjike udhëzimesh, dhe kolegjiume profesionale të lidhura me zbatimin e Objektivave të Asociacionit/Bashkësisë.

9. Këshilli ofron rekomandie për Presidentin, Zëvendës-Presidentin, Bordin, dhe Kuvendin e Asociacionit/Bashkësisë në të gjitha aspektet e punës së tyre.

10. Anëtarët e Këshillit kanë të drejtën që të monitorojnë takimet e Kuvendit të Asociacionit dhe të bëjnë propozime të shkruara për shqyrtim dhe aprovim nga Kuvendi i Asociacionit.

11. Këshilli ofron opinione këshilldhënëse mbi të gjitha format e vendimeve nga Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë.

NENI 12


Bordi i Asociacionit/Bashkësisë

1. Asociacioni/Bashkësia do të ketë një bord të përbërë nga 7 anëtarë të votuar nga Kuvendi mes kryetarëve dhe banorëve të komunave pjesëmarrëse.

2. Përbërja e Bordit do të reflektojë diversitetin etnik të komunave pjesëmarrëse dhe do të respektojë provizionet kushtetuese dhe legal mbi përfaqësimin e komuniteteve në Kosovë.

3. Bordi do të zgjidhet nga Asmableja e Asociacionit/Bashkësisë pas propozimit nga Presidenti. Zgjedhja e Bordit kërkon shumicë të thjeshtë nga delegatët e Kuvendit.

4. Gjatë formulimeve të propozimeve të tij/saj për Bordin, Presidenti do të konsultojë lidershipin e të gjitha komunave pjesëmarrëse, Zyren e Kryeministrit të Kosovës, Këshillin e Asociacionit/Bashkësisë, shoqërinë civile dhe liderët e komuniteteve joshumicë nga komunat pjesëmarrëse.

5. Sa i përket kryetarëve që mund të zgjidhen anëtarë të Bordit, mandati i tyre me Bordin është i lidhur me mandatin e tyre si kryetarë, në linjë me dispozitat relevante të përshkruara më lart në Statut.

6. Kuvendi mund të zgjedh çdo banor tjetër të komunave pjesëmarrëse për anëtarësim në Bord.

7. Bordi do të zgjedh Kryesuesin, që do të bashkërendojë aktivitetet e saj dhe do të raportojë para Kuvendit dhe Presidentit të Asociacionit/Bashkësisë.

8. Nën mbikëqyrjen e Presidentit, Bordi menaxhon zbatimin e Objektivave të Kuvendit, vendimeve relevante të Kuvendit, dhe administratën e Asociacionit/Bashkësisë.

9. Në punën e tyre, anëtarët e Bordit do të ndihmohen nga një kolegjium profesional i përbërë nga ekspertë të fushave që mbulohen nga Objektivat e Asociacionit/Bashkësisë.



10. Bordi do të themelojë një kolegjium profesional në zonat vijuese:

– Zhvillimin e konomisë lokale;

– Arsim;

– Kujdes shëndetësor primar dhe sekondar;

– Mirëqenie sociale;

– Planifikim urban dhe rural;

– Zgjidhje të qëndrueshme për të kthyerit;

– Shërbime publike;

– Çështje legale, administrative dhe procedurale;

– Të drejtat e komunitetit jo-shumicë.

11. Bordi mund të vendos të themelojë kolegjiume të tjera profesionale në vijë me Objektivat e Asociacionit/Bashkësisë.

12. Puna e kolegjiumit është e kufizuar te hulumtimi, këshillat profesionale dhe teknike të lidhura me zbatimin e Objektivave të Asociacionit/Bashkësisë, që kanë të bëjnë me kompetencat e Bordit.

13. Nën mbikëqyrjen e përgjithshme të Presidentit, puna e kolegjiumit mbikëqyret nga Bordi, nën koordinimin e Kryesuesit të saj.

14. Në përzgjedhjen e kolegjiumit profesional, Bordi do të respektojë dispozitat e diversitetit etnik sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.


Neni 13


Administrata e Asociacionit/Bashkësinë


1. Asociacioni/Bashkësia do të ketë një administratë, e udhëhequr nga një Shef i Administratës i emëruar nga dhe që i raporton Bordit.


2. Administrata do të mbështet punën e Asociacionit/Bashkësisë, në veçanti të Bordit dhe Presidentit.


3. Stafi i administratës është i përbërë nga qytetarë të paanshëm, profesional dhe llogaridhënës të Kosovës – pavarësisht vendbanimit të tyre komunal. Stafi i administratës do të reflektojë standardet e multietnicitetin dhe barazisë gjinore të brendësuara në normalt legale të Kosovës. Stafi i administratës janë të punësuar nga Bordi mbi bazën e meritës dhe nëpërmjet provedurave të përzgjedhjes së draftuar dhe miratuar nga Bordi, në linjë me Statutin dhe normat legale të Kosovës.


4. Stafi i administratës do të përfitojnë nga një status i punësimit formal me Asociacionin/Bashkësinë dhe do të gëzojë të drejtat dhe mbrojtjet e ofruara tek punëmarrësit nga Ligji i Punës.


5. Stafi i administratës do të jetë subjekt i detyrave të përshkruara për punëtorët në Ligjin e Punës.


6. Asociacioni/Bashkësia do të respektoj të gjitha dispozitat relevante të Ligjit të Punës.


7. Shefi dhe stafi i administratës nuk do të jetë nga grada e kryetarëve të zgjedhur ose anëtarët e asamblesë së komunës i asambleve të komunave pjesëmarrëse, as nuk do të ketë ndonjë funskion në Asociacion/Bashkësi.


8. Anëtarët e Asociacionit/Bashkësisë mund të vendosin të përdorin një numër të punëtorëve të tyre administrativ për të ndihmuar Bordin dhe Asociacionin/Bashkësinë në zbatimin e objektivave. Në këtë drejtim, anëtarët e Asociaciconin/Bashkësisë nuk do të minojnë kapacitetet e komunave pjesëmarrëse për të ofruar shërbimet në linjë me normat ligjore të Kosovës.


Marrëdhëniet me autoritetet qendrore


Neni 14


1. Asociacioni/Bashkësia është subjekt juridik sipas kornizës kushtetuese dhe ligjore të Kosovës dhe do të angazhohet me autoritetet qendrore të Kosovës, në bazë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimit të informacioneve, në frymën e promovimit të demokracisë dhe multietnicitetit dhe në përputhje me normat ligjore.


2. Asociacioni/Bashkësia do të promovojë interesat e komuniteteve dhe banorëve të komunave pjesëmarrëse, në mirëbesim dhe në frymën e mirëbesimit dhe gjithpërfshirjes së shumë etnive.


3. Asociacioni/Bashkësia mund të ofrojë udhëzime, këshilla teknike dhe ligjore për komunat e saj pjesëmarrëse në lidhje me të drejtat e tyre të parashikuara me kushtetutë dhe me ligj për propozimin e legjislacionit.


4. Në marrëdhëniet me autoritetet qendrore, Asociacioni/Bashkësia gjithashtu mund të ofrojë këshilla dhe ekspertizë teknike në hartimin e legjislacionit sipas normave të përcaktuara ligjore të Kosovës. Asociacioni/Bashkësia mund të marrë pjesë në seancat dëgjimore publike në lidhje me legjislacionin e ri ose ndryshimet në legjislacionin ekzistues. Asociacioni/Bashkësia mund të ftohet nga Qeveria ose Kuvendi i Kosovës për të dhënë këshilla në hartimin e legjislacionit që ka të bëjë me qeverisjen lokale, të drejtat e komuniteteve, apo ndonjë fushë të mbuluar nga Objektivat e Asociacionit/Bashkësisë.


5. Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të inicojë ose të marrë pjesë në procedurat para gjykatave kompetente në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet përkatëse të Kosovës.


6. Asociacioni/Bashkësia do të fillojë procedurat para Gjykatës Kushtetuese vetëm kur Asociacioni/Bashkësia si person juridik mund të pretendojë se është viktimë e shkeljes së të drejtave dhe lirive të saj themelore të garantuara me Kushtetutë në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës.


7. Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të nominojë përfaqësues në organet kompetente të autoriteteve qendrore, përfshirë Këshillin Konsultativ për Komunitetet.


8. Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të ketë qasje dhe informacion nga autoritetet qendrore në përputhje me ligjet e Kosovës.


9. Duke vepruar në emër të Asociacionit/Bashkësisë, katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës – përderisa të gjithë janë anëtarë të Asociacionit/Bashkësisë – do t’i ofrojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës një listë të kandidatëve për të nominuar komandatin rajonal të Policisë siç specifikohet në nenin 9 të Marrëveshjes së Parë të Ratifikuar.


Kapaciteti ligjor


Neni 15


1.Përmes një akti ligjor, Qeveria e Kosovës do t’ia japë Asosiacionit/Bashkësisë statutin e një entiteti ligjor dhe kapacitetin e nevojshëm ligjor për t’i përmbushur Synimet e veta. Kjo përfshinë të drejtën për të pasur prona të veta të lëvizshme dhe të palëvizshme, për të pasur në bashkëpronësi kompani të cilat ofrojnë shërbime lokale brenda shtrirjes së Synimeve të Asosiacionit/Bashkësisë, dhe për të dhënë kontrata, përfshirë kontrata punësimi.


VI. Buxheti dhe mbështetja


Neni 16


1. Asosacioni/Bashkësia do ta ketë buxhetin e vet, i cili do të administrohet në përputhje me parimet e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe të provizioneve të Ligjit për Prokurimin Publik.


2. Shpënzimet e Asociacionit/Bashkësisë do të jenë subjekt i auditimit nga autoritetet kompetente, përfshirë nga Auditori i Përgjithshëm i Kosovës.


3. Asociacioni/Bashkësia do të financohet nga:


– Kontributet nga anëtarët e vet;


– Të hyrat dhe të ardhurat nga shërbimet e ofruara nga Asociacioni/Bashkësia, nga kompanitë e saj apo nga asetet e saj të lëvizshme dhe palëvizshme;


– Transferet nga autoritetet qendrore; (SHËNIM: Gjykata Kushtetuese e shpalli këtë jokushtetues, por Asociacioni ekzistues i Komunave të Kosovës përmban në statutin e vet provizionet si në vijim: 6.1 Prona e asociacionit dhe fondet tjera përbëjnë: …6.1.3 të ardhurat nga niveli qendror, niveli lokal dhe nga jashtë shtetit).


– Kontributet, grantet, donacionet, si dhe nga përkrahja financiare nga asociacionet dhe organizatat e tjera, vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe nga Republika e Serbisë;


– Asociacioni/Bashkësia do të përjashtohet nga detyrimet dhe taksat në ndjekje të Synimeve të veta, njëlloj sikur komunat pjesëmarrëse.


4. Asociacioni/Bashkësia do të ofrojë raporte vjetore në Qeveri për faturat dhe menaxhimin e fondeve të veta. I gjithë financimi, veçanërisht ai nga Republika e Serbisë, do të kryhet nën provizionet ligjore të Kosovës.


5. Asociacioni/ Bashkësia nuk do t’i zëvendësojë apo minojë të drejtat e komunave pjesëmarrëse për të marrë dhe për të vendosur për shpenzimet e të hyrave komunale dhe të financimit të duhur nga qeveria qendrore.


VII Dispozitat e përgjithshme dhe përfundimtare

Neni 17

1. Brenda një viti të miratimit të Statutit të Asociacionit/Bashkësisë, një rishikim i zbatimit të tij do të bëhet nga Qeveria. Në rast mosmarrëveshjesh ndërmjet Qeverisë dhe Asociacionit/Bashkësisë që rezultojnë nga ky rishikim, Qeveria do t’ia referojë çështjen Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim. Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtën e përfaqësimit të argumenteve të tij në rast të shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.



2. Në asnjë aspekt të objektivave, politikave, rregullave të procedurës, vendimeve, politikave apo aktiviteteve të tij, Asociacioni/Bashkësia nuk do të cenojë apo anashkalojë autoritetin dhe kompetencat e parashikuara me kushtetutë dhe ligj të komunave pjesëmarrëse, dhe në asnjë mënyrë nuk do të zëvendësojë apo minojë marrëdhëniet e parashikuara kushtetuese dhe juridike në mes të autoriteteve qendrore dhe lokale në Republikën e Kosovës.

3. Sa herë që është e nevojshme dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të miratojnë procedurat e tyre për efektet dhe pasojat e anëtarësimit të tyre në Asociacion/Bashkësi.

4. Në çdo kohë, Qeveria mund të ushtrojë të drejtën e saj të parashikuar me kushtetutë për t’i referuar çështjet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kushtetutshmërinë e çdo aspekti të punës dhe funksioneve të Asociacionit/Bashkësisë. Vendimet dhe shqyrtimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese do të jenë obligative për Asociacionin/Bashkësinë.


Shënim: Përkthimi i draftit nuk është i rishikuar nga ekspertët e terminologjisë juridike.


The post Mediat publikojnë një një draft-statut për Asociacionin që thuhet se është përgatitur nga ekspertët gjermanë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>