Take a fresh look at your lifestyle.

Të huajt që erdhën në Prishtinë çmenden pas ushqimit tradicional

Pasditen e kanë të rezervuar për festivalin Sunny Hill.

E paradite, ata që erdhën në Kosovë veç për këtë organizim, po lënë para në baret e restorantet e kryeqytetit, të cilat po thonë se po u pëlqejnë shumë.

Disa erdhën nga Brazili Greqia e Gjermani tashmë i kanë provuar gati të gjitha ushqimet tradicionale, të cilat u duken të shijshme.

Të tjerë edhe po vizitojnë vendet historike në Kosovë.

Këta, e 20 mijë qytetarët e tjerë që blenë bileta për Sunny Hillin e sivjetem, të dielën e kanë natën e fundit të festivalit. Ylli i mbrëmjes së katër me radhë është DJ amerikan Diplo, e veç tij në skenë do të ngjiten edhe artistë të tjerë vendor.

Comments are closed.