Take a fresh look at your lifestyle.

Ukraina: Rusët kanë mjaftueshëm rezerva të armëve për një ofensivë në Severodonetsk – Lajmet e fundit



Ukraina: Rusët kanë mjaftueshëm rezerva të armëve për një ofensivë në Severodonetsk


Bota
June 20, 2022 – 23:39

Forcat ruse që sulmojnë qytetin kyç të Severodonetskut, në rajonin Luhansk të Ukrainës Lindore, kanë mjaftueshëm rezerva për të nisur një ofensivë në shkallë të gjerë, tha kreu i Ushtrisë së rajonit, Serhiy Hayday.


Hayday tha se dhjetëra pjesë të pajisjeve të rënda ushtarake ruse ishin sjellë në rajon dhe ishin vendosur tashmë në fushën e betejës.


Në vetë qytetin, Hayday tha se luftimet janë duke u zhvilluar në zonën industriale, por se “pjesa më e madhe e qytetit është nën kontrollin [e ushtrisë ruse]. Tani ushtria ukrainase kontrollon vetëm zonën industriale dhe territorin e uzinës Azot, shkruan CNN.


Ai gjithashtu dha një përditësim mbi luftimet në qytetin fqinj të Lysychansk. Ai tha se kishte luftime përgjatë autostradës midis Lysychansk dhe Bakhmut dhe se të gjitha qytetet në atë zonë po bombardohen dhe se Lysychansk “ishte granatuar pothuajse gjatë gjithë ditës” të hënën.


Comments are closed.