Take a fresh look at your lifestyle.

Vdes avokati kosovar – Lajmet e fundit



Vdes avokati kosovar




Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në moshën 64-vjeçare avokati Hajrip Krasniqi.


Sipas OAK, varrimi i tij do të bëhet nesër në orën 14:15.


“Sot me datë 10.01.2023, Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e shquar të saj, Kryetarin e Degës Regjionale në Prizren, z. Hajrip Krasniqi. Oda e Avokatëve të Kosovës, duke qenë shumë krenare me veprën dhe kontributin e dhënë nga z. Krasniqi, shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë kolegëve të tij. Varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër (E mërkurë) me datë 11.01.2023 në ora 14:15 (pas namazit të ikindisë), në varrezat e qytetit në Prizren”, thuhet në njoftim.


Oda e Avokatëve të Kosovës do të mbajë mbledhje komemorative për ta nderuar figurën e Krasniqit, nesër, në ora 12:00 në Fakultetin Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.



Comments are closed.