Sport
January 10, 2023 – 23:19
Lajmet e fundit nga Sporti
Carlo Ancelotti Ancelotti është zgjedhur si trajneri më i mirë në botë për klube në vitin 2022 nga IFFHS, çmim që ai e merr për herë të tretë në karrierë
Tekniku italian dominoi në gara me Real Madridin në sezonin që lamë pas duke fituar La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe trofeun e Superkupës së Spanjës, para se ta fitojë edhe Super Kupën e UEFA-së.
Ancelotti fitoi me një diferencë të madhe.
Ancelotti i pati 245 pikë, që janë 200 më shumë së trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i cili ishte i dyti.
Treshja e parë u kompletua me Walid Regragui, i cili fitoi Ligën e Kampionëve të CAF me Wydad Casablanca.
Kjo është hera e tretë që Ancelotti fiton çmimin e lartcekur, pasi që më parë e kishte fituar si trajneri më i mirë në klube në vitin 2007, kur drejtonte AC Milan dhe më 2014 kur ai fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin.
Për momentin ai është në vendin e dytë në këtë sezon me Los Blancos, kurse kontrata e tij pritet që të skadojë më 30 qershor të vitit 2024.
Comments are closed.