Një person, i cili ishte aksidentuar më datën 31 dhjetor, pikërisht në natën e Vitit të Ri, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur të shtunën, rreth orës 17:15, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri
Comments are closed.