Take a fresh look at your lifestyle.

Vdes Vivienne Westwood ikonë e modës

Dizajnerja e famshme britanike e modës, e konsideruar edhe si ikonë e saj, Vivienne Westwood ka vdekur në moshën 81-vjeçare, konfirmuan përfaqësuesit e saj.

Dizajnerja pioniere bëri emër në skenën e modës në vitet 1970, me dizajnet e saj androgjene dhe qëndrimin ndaj shijeve të kohës.

”Vivienne vdiq të premten e rrethuar nga familja e saj në Clapham, në jug të Londrës”, thanë përfaqësuesit e saj.

Në një deklaratë, bashkëshorti i saj dhe partneri krijues Andreas Kronthaler tha se “unë do të vazhdoj me Vivienne në zemrën time. Ne punuam deri në fund dhe ajo më ka dhënë shumë gjëra për të ecur përpara. Faleminderit e dashur”. /DPA/

Comments are closed.