Take a fresh look at your lifestyle.

Vedat Muriqi, shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes Mallorca – Atletico Madrid – Lajmet e fundit



Vedat Muriqi, shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes Mallorca – Atletico Madrid


Sport
November 09, 2022 – 23:59

Mallorca e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 14-të në Liga Liga, ndërsa golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Vedat Muriqi.


Vedat Muriqi përfitoi nga një top i kthyer i Jan Oblak që priti gjuajtjen e Jaume Costa, duke gjetur rrjetën.


Ky ishte goli i tij i tetë këtë sezon, ndërsa Muriqi ka shënuar në katër ndeshje radhazi, duke i dhënë shumë pikë të rëndësishme skuadrës së tij.


Pas kësaj përballje, Muriqi u shpall nga La Liga si lojtar i ndeshjes.


Ai u vlerësua lartë me nota edhe nga faqet e specializuara si Sofascore dhe Whoscored.


Muriqi po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm te Mallorca, duke u kthyer në lojtarin kryesor të kësaj skuadre.


Ai është i dyti në renditjen e top shënuesve, ku vetëm Robert Lewandowski me 13 gola ka shënuar më shumë se ai. /telegrafi


Comments are closed.