Take a fresh look at your lifestyle.

Gërvalla takohet me Sarrazinin dhe Frangeshin, ka një kërkesë për BE-në – Lajmet e fundit



Gërvalla takohet me Sarrazinin dhe Frangeshin, ka një kërkesë për BE-në




Ministrja e Punëve  të Jashtme, Donika Gërvalla, u takua me Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe të Dërguarin e Posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh.


Gjatë takimit, Gërvalla i kërkoi Bashkimit Evropian që të mos tolerojë pengimin kriminal kundër parimeve evropiane dhe sundimit të ligjit.


“Kosova nuk do të tërhiqet na mbrojtja e qytetarëve të saj në veri nga kërcënimet e ekstremistëve të mbështetur nga Beogradi”, shkroi Gërvalla.


Gërvalla, njoftimit për takimin dhe kërkesën që ia bëri BE-së, e shoqëroi me një fotografi ku tha se “ligji është autoriteti përfundimtar në të gjitha çështjet”.


“Askush nuk mund të shkelë ligjin, sado i pasur apo i fuqishëm të jesh dhe pasojat janë të njëjta për të gjithë. Ligji zbatohet njësoj për të gjithë. Askush nuk merr trajtim të veçantë dhe askush nuk trajtohet padrejtësisht. Liderët nuk mund të përdorin fuqitë e tyre për të thyer ligjin ose për të tradhtuar popullin”, thuhet në fotogarfinë e postuar nga Gërvalla, përcjell klankosova.


Comments are closed.