Take a fresh look at your lifestyle.

Deliu shpreson që sot do të dihet data e liberalizimit të vizave – Lajmet e fundit



Deliu shpreson që sot do të dihet data e liberalizimit të vizave




Deputetja e PDK-së Blerta Deliu shpreson që sot nga BE-ja të bëhet e ditur data se kur qytetarët e Kosovës mund të lëvizin pa viza.


Deliu këtë pritje e ka nga Grupi Punues i BE-së, i cili mblidhet sot, ndërsa në rend dite është edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, transmeton Zeri.info.


“Në Këshillin e Bashkimit Evropian sot pritet të mblidhet Grupi Punues për vizat, ku do të diskutohet për procesin e heqjes së vizave për shtetasit e Kosovës. Me shpresë që padrejtësia e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës dhe kushtëzimet e reja po marrin fund, besoj se përfundimisht dhe do të duhej të kemi datën e shumëpritur për vizat”, shkroi deputetja e PDK-së.


Grupi Punues për Vizat në Këshillin e Bashkimit Evropian do të diskutojë sot, për herë të dytë, për liberalizimin e vizave për Kosovën.


Diskutimi i parë është zhvilluar më 13 tetor, kur shumica e vendeve anëtare të BE-së e kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.


Franca, megjithatë, ka kërkuar që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhet me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS. /Zëri


Comments are closed.