Take a fresh look at your lifestyle.

Vetaksident me fatalitet në rrugën Gjilan – Prishtinë, vdes një 45-vjeçar – Lajmet e fundit



Vetaksident me fatalitet në rrugën Gjilan – Prishtinë, vdes një 45-vjeçarFoto: Ilustrim




Një 45-vjeçar ka vdekur pas një vetaksidenti në rrugën Gjilan – Prishtinë.


Policia ka njoftuar se sot rreth ores 15:31, ka pranuar një informatë për një rast aksident tarfiku me lëndime në rrugën Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë komuna Nobobërd .


Në këtë aksident është përshirë një kamion, i cili ka dal nga rruga për shkaqe ende të panjohura, transmeton Zeri.info.


:Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për vetaksident ku i involvuar është një kamion për transport të druve ( i cili ka dalë nga rruga për shkaqe tani te panjohura).


Drejtuesi i mjetit shqiptar shtetas i Kosovës (1977) ka pësuar lëndiem të rënda trupore I cili edhe përkundër ndihmës së mjekëve si pasoj e lëndimeve në vet aksident ka ndrru jetë. Për rastin është njoftu prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML”, ka njoftuar Policia.


Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës trafiku rajonal në Gjilan. /Zëri


Comments are closed.