Take a fresh look at your lifestyle.

Vetaksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan, Policia jep detaje – Lajmet e fundit



Vetaksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan, Policia jep detaje




Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë-Gjilan, rreth orës 20:00, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor.


Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Sot rreth orës 20:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, deklaroi Ahmeti.



Comments are closed.