Vushtrri: Arrestohet taksisti që përdori sprej ndaj viktimës dhe ia grabiti portofolin – Lajmet e fundit
Foto ilustrim
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Hetimet Rajonale në Vushtrri, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuar F.I., 31-vjeçar, taksist, për veprën penale “Grabitje”.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur më datën 05.07.2022, në Vushtrri, raporton Zeri.info.
“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të bazuara, ku i dyshuari dyshohet se më 04.07.2022, rreth orës 21:35, duke e dërguar me taksi viktimën në distinacionin e kërkuar dhe në ndalim për të marrë edhe një udhëtar tjetër, ka përdor sprejin OC ndaj viktimës, nga i cili është grabitur kuleta me dokumentacion dhe një shumë të parave”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje, bëhet e ditur se pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit F.I., 31-vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor dhe ndaj tij është iniciuar vepra penale “Grabitje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri
Comments are closed.