Zemaj Qeverisë: Si mund të krenoheni me rritjen e të hyrave kur kjo po rezulton prej rritjes së çmimeve? – Lajmet e fundit
Foto: Laura Hasani
Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), gjatë seancës së Kuvendit e ka pyetur Qeverinë se si mund të krenohen me rritjen e të hyrave kur kjo është duke u reflektuar nga rritja e çmimeve.
“Nuk ka rritje të investimeve të huaja, gjitha të hyrat janë prej inflacionit që rrjedhimisht ka rritur edhe taksat”, ka thënë Zemaj.
Ai i ka propozuar Qeverisë të zvogëlojë normën e tatimit për naftën dhe produktet ushqimore për tre muaj.
“Nëse Qeveria nuk zotohet që do të ndërmarrë veprime, atëherë ne do të votojmë tërheqjen e mjeteve të Trustit, që në kushte normale nuk do ta bënim”, ka vazhduar Zemaj.
Sipas tij, Qeveria e 51-përqindëshit do të mbahet mend për “paaftësi” nëse nuk ndërmerr masa. /express
Comments are closed.