Sport
January 07, 2023 – 15:01
Lajmet e Fundit nga Sporti
Bartosz Bereszynski është lojtari më i ri i Napolit.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis konfirmon në ‘Twitter’ se Bartosz Bereszynski i është bashkuar ‘Partenopeit’ nga Sampdoria.
Reprezentuesi polak kalon në ‘Stadio Maradona’ në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Ai iu nënshtrua testeve mjekësore me drejtuesit e Serie A të premten.
De Laurentiis tregoi foton e Bereszynskit duke nënshkruar kontratën e tij me Partenopei, duke shkruar “Mirë se erdhe Bartosz”.
Produkti i akademisë së Napolit, Alessandro Zanoli, i është bashkuar Sampdorias në formë huazimi si pjesë e marrëveshjes.
Comments are closed.