Take a fresh look at your lifestyle.

“Amatorë ishin kallëzuar”, Geti, Stresi e Andi flasin për “prankun” e Artës dhe Artanit (VIDEO)

Reality show ‘Big Brother VIP Kosova’ ka nisur transmetimin në kanalin e Klan Kosova, dhe po percillet ne mas te madhe nga publiku, ky format është duke u transmetuar për herë të parë në Kosovë.

Banorët do të qëndrojne të mbyllur për cmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ndërsa gara duket të mos jetë e thjeshtë pasi konkurrentet kanë hyrë me bindjen e madhe se do të fitojnë.

Getinjo, Stresi e Andi folën sot rreth prank-ut të Artës e Artanit në lidhje me Edonin, Getinjo tha se ata dy janë treguar amatorë. “Amatera ishin kallëzu në ato detyra që ia kanë dhanë, në ato misione”, u shpreh Getinjo.

“Kanë mundur t’i ekzekutojnë më fort”, konfirmoi Andi, ndërkaq Stresi tha se qysh në fillim të asaj sfide, ka dyshuar te Arta e Artani, duke shtuar se kur të bëjë vetë ndonjë prank do të tronditet e gjithë shtëpia.

“Kam dyshuar prej fillimi te të dy. S’ka problem se kur ta nis unë misionin tim, kanë me u tronditë krejt shpija edhe shumë shtëpi jashtë, po ju kallëzoj drejt.. Ju tregoj se çka është pranku”, u shpreh Stresi.

Shiko videon:

Comments are closed.