Foto: ilustrim
Tre persona janë lënduar nga shpërthimi i një bobole me gaz në një vilë në fshatin Bogë.
Rastin e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se në këtë rast janë lënduar katër persona, ku tre prej tyre janë dërguar në QKUK.
“Rreth orës 11:53 minuta, Policia është njoftuar se në fshatin Bogë në një vilë kanë shpërthyer dy bombola gazi dhe janë lënduar katër persona. Fillimisht 4 të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas 3 prej tyre janë dërguar në QKUK”, tha Gashi. /Zëri
Comments are closed.