Sport
October 01, 2022 – 17:37
Lajmet e Fundit nga Sporti
Prishtina ka njoftuar se ndeshja me Trepçën ’89 është shtyrë për një afat të pacaktuar.
Ishte vet klubi nga kryeqyteti që përmes një njoftimi konfirmuan se ndeshja është shtyrë nga Komisioni i Garave.
Dueli ishte paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të dielën.
Sfida Prishtina – Trepça ’89 i përket xhiros së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Postimi i plotë nga klubi:
Njoftim zyrtar!
FC Prishtina njofton opinionin se ndeshja e xhiros së nëntë të Albi Superligës së Kosovës, FC Prishtina – Trepça ’89 është shtyrë për afat të pacaktuar nga Komisioni i Garave.
Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri’ në Prishtinë të dielën.
Sfida shtyhet për shkak të gjendjes jo adekuate të fushës.
Se kur do të cakohet orari për t’u zhvilluar ky takim, do të njoftoheni me kohë. /Zeri.info
Comments are closed.