Take a fresh look at your lifestyle.

Ahmeti: Dezinformatë e Serbisë, Kosova s’ishte në agjendën e takimit të KE-së – Lajmet e fundit



Ahmeti: Dezinformatë e Serbisë, Kosova s’ishte në agjendën e takimit të KE-së




Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Kreshnik Ahmeti ka konfirmuar për “Zërin” se aplikimi i Kosovës për në Këshillin e Evropës, nuk ka qenë sot në agjendë të takimit të Komitetit të Ministrave të KE-së.


Raportimet e mediave serbe, se është arritur të largohet aplikimi i Kosovës nga agjenda e këtij takimi, ai i ka quajtuar si dezinformata.


“Nuk ka qene e parapare qe te jete aplikimi i Republikes se Kosoves ne agjenden e Komitetit te Ministrave, nivelit te Ambasadoreve, ne diten e sotme. Kjo eshte dezinformate e radhes nga Serbia”, ka thënë Ahmeti për “Zeri.info”.


Në anën tjetër, Zëdhënësi i Këshillit të Evropës, Daniel Holtgen, në një përgjigje për mediat ka thënë se diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale.


Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj të këtij viti. /Zëri


Comments are closed.