Take a fresh look at your lifestyle.

Arrestohet 42-vjeçari në Shtërpcë, kërcënoi gruan dhe vajzën – Lajmet e fundit



Arrestohet 42-vjeçari në Shtërpcë, kërcënoi gruan dhe vajzënFoto: Ilustrim




Një 42-vjeçar është arrestuar sot për dhunë në familje.


Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se pas disa mosmarrëveshjeve, 42-vjeçari me inicialet SH.S., kishte shkaktuar dhunë në familje, duke kërcënuar bashkëshorten dhe vajzën e tij.


“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’”, thuhet në njoftim.


Comments are closed.