Take a fresh look at your lifestyle.

Arrestohet në Kaçanik 34-vjeçari i kërkuar nga policia – Lajmet e fundit



Arrestohet në Kaçanik 34-vjeçari i kërkuar nga policia




Policia e Kosovës gjatë ditës së sotmë në Kaçanik rreth orës 14:30 ka arrestuar personin e kërkuar me inicialet S.S.


Sipas njoftimit të PK-së thuhet se 34-vjeçari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, me dënim burgimi prej dy vjetësh, raporton Zeri.info.


“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës, thuhet në njoftimin e Policisë /Zëri


Comments are closed.