Take a fresh look at your lifestyle.

Arta Avdiu emërohet ushtruese e detyrës së drejtoreshës në RTK – Lajmet e fundit



Arta Avdiu emërohet ushtruese e detyrës së drejtoreshës në RTK




Gazetarja Arta Avdiu është emëruar si ushtruese e detyrës së drejtoreshës në RTK.


Ajo u emërua në këtë pozitë pas dorëheqjes së Fesitm Kabashit, raporton Zeri.info.


“Bordi i RTK-së ka aprovuar propozimin e z. Shkumbin Ahmetxhekaj, drejtor i Përgjithshëm i RTK-së, për caktimin e Arta Avdiut si ushtruese e detyrës së Drejtoreshës së kanalit televiziv në gjuhën shqipe në RTK”, thuhet në njoftim.


Arta Avdiu është gazetare me përvojë shumëvjeçare dhe ndër dhe ndër vite ka punuar në departamente të ndryshme, duke filluar nga dhoma e lajmeve, programi i mëngjesit dhe së fundi në njësinë e prodhimit të dokumentarëve. /Zëri


Comments are closed.