Avokati i Fatmir Limajt ultimatum Dibran Hoxhës: Tërhiqu nga deklaratat ose të ndjekim penalisht – Lajmet e fundit
Foto: Ilustrim
Analisti Dibran Hoxha një ditë më parë në një emision televiziv ka folur për keqpërdorimet që janë bërë në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Por, atij i është kërkuar që të tërhiqet nga këto deklarata nga avokati Mentor Beqiri që është paraqitur si avokat i kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, raporton Zeri.info.
Beqiri i ka dhënë “ultimatum” Hoxhës, duke thënë se në të kundërtën do ta ndjek penalisht.
Analisti Hoxha ka shkruar në Facebook se këto “kërcënime” nuk mund t’ia ndalojnë lirinë e shprehjes së mendimeve të tij.
“Avokati i Fatmir Limajt po dojka me m’padite për shpifje për dyshimet qe i kom ngritë mbi keqperdorimet n’Autostraden ‘Ibrahim Rugova’.
Me këso lloj kërcenimesh këta le ta harrojnë që munden me ndalu shprehjen e mendimeve t’lira n’ketë vend”, shkroi Hoxha në llogarinë e tij. /Zëri
Comments are closed.