Take a fresh look at your lifestyle.

“Barrikadat mund të hiqen nga ata që i kanë vendosur apo dhunshëm nga autoritetet e sektorit të sigurisë” – Lajmet e fundit



“Barrikadat mund të hiqen nga ata që i kanë vendosur apo dhunshëm nga autoritetet e sektorit të sigurisë”Foto: Laura Hasani




Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Nuredin Ibishi, ka thënë se barrikadat mund të hiqen në dy mënyra, nga akterët që i kanë vendosur ato apo nga autoritetet e sektorit të sigurisë.


Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka folur lidhur me barrikadat e vendosura në veri të vendit, që sot kanë shënuar ditën e njëmbëdhjetë prej kur janë vendosur.


Ibishi ka thënë se barrikadat e vendosura në veri pritet që ti largojë KFOR-i, pasi këta të fundit edhe janë zotuar se nuk do të vendosen ato.


“Ka qenë zotimi i KFOR-it qysh më herët se nuk do të lejojë vendosjen e barrikadave dhe tash ende qëndron se barrikadat do ti largojë KFOR-i. Por sido që të jetë është keqinterpretuar ndoshta deklarata e kryeministrit Kurti, i cili pa nevojë ka hy në dubiozët e mundësisë së heqjes së barrikadave duket sikurse eventualisht mund të ketë viktima nga ajo dhe kjo është keqinterpretuar nga shumë ekstremist serbë por sido që të jetë pala serbe vazhdon me listën e kërkesave për heqjen e barrikadave duke kushtëzuar me lirimin e ish-policit që është akuzuar për sulmin në qendrën e votimit në veri të Kosovës por edhe një mori kërkesash tjera”, ka thënë Ibishi.


Për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, ai ka thënë se politikanët nuk duhet të përdorin një gjuhë që është policore apo ushtarake pasi rrezikon që të keqinterpretohet ajo që thuhet.


“Aty nuk ka biseda politike, ajo është çështje e gjyqësorit por sido që të jetë është kërkesë që unë e përmenda dhe mendoj që në aspektin e heqjes së barrikadave nuk është mirë politikanët të përdorin një gjuhë të them më tepër që është policore apo edhe ushtarake nganjëherë kur përdorimit të forcës duhet ti përgjigjen reciprocitet dhe gjëra të tilla duke përmendur edhe pasojat e mundshme, ndoshta mjafton që politikanët të jenë të kujdesshëm në këto deklarata sepse ato keqinterpretohen”, ka theksuar Ibishi.


Ndër të tjera, ai ka shtuar se barrikadat e vendosura në veri mund të largohen në dy forma, nga vet akterët që i kanë vendosur apo dhunshëm nga autoritetet e sektorit të sigurisë.


“Policia e Kosovës, KFOR-i dhe secili institucion i sektorit të sigurisë që ka monopol për përdorimin e forcës shkon në disa parime, parimi i përshtatshmërisë, reciprocitetit, gatishmërisë dhe të tjera. Për këtë arsye pa u fut në elaborim, mjafton të thuhet se barrikada mund të hiqen me vetakterët që i kanë vendos apo të heqen dhunshëm nga autoritetet e sektorit të sigurisë”, ka sqaruar Ibishi, duke shtuar se do të ishte mirë që ky të jetë një vendim politik.


“Ndoshta më e mira kishte me qenë që të jetë një vendim politikë, në një formë ata detyrimisht të ndërmarrin masat e largimit ashtu si i kanë vendosur”, ka thënë ai.


Gjersa, ka shtuar se është dashur të pengohet vendosja e barrikadave pasi tashmë është problem edhe largimi i tyre.


“Unë kom pas vërejtje që kur të fillojë vendosja e barrikadave ata të pengohen në vendosjen e barrikadave. Disa herë kemi dështuar këtu, nuk është rasti i parë por i lëm që ato të grumbullohen dhe të arrijnë përmasat që realisht është mjaft problematike që tash largimi i tyre “, ka thënë Ibishi.


Sipas njohësit të sigurisë, Nuredin Ibishi, serbët e kanë bllokuar vetën dhe sektorin e sigurisë me vendosjen e barrikadave.


“Ata e kanë blloku vetveten në rend të parë, domethënë ekstremistët njëkohësisht edhe lëvizjen e sektorit të sigurisë pa marrë parasysh vendor apo ndërkombëtar në një formë kufizon edhe ushtrimin e autoritetit por fatmirësisht ne kemi dy kalime kufitare në mbikëqyrje, kemi policinë, forcat tona, njëkohësisht KFOR-in dhe EULEX-in. Por, sido që të jetë po mungon çdo herë në një formë ai sistemi parandalues”, ka theksuar Ibishi.


Ibishi tutje, ka thënë se Serbia po luan rolin e Rusisë në Ballkan dhe ka shtuar se qëllimi i kësaj të fundit është zhvendosja e vëmendjes dhe përhapja e një konflikti në Ballkan.


“Nuk duhet harruar se Serbia si aleatë i Rusisë po e luan rolin e Rusisë në Ballkan dhe qëllimi i Rusisë është ta zhvendos vëmendjen por edhe mundësinë e përhapjen e një konflikti në Ballkan. Tash jemi në një situatë tjetër, kur realisht për herë të parë kemi një dukuri kur nga ana tjetër e kufirit kemi forca që janë me elemente serbe dhe rus dhe niveli i patrullës kombëtare të Serbisë janë mik i ngushtë i Putinit dhe Vuçiqit, kështu bashkohen ekstremistet dhe tregon një tendencë të re, kanë provokuar që të hyjnë në territorin e Kosovës dhe të përkrahin kinse ekstremistët serbë në veri të Kosovës. Serbia po përdorë atë luftën hibride duke urdhërua ekstremin në brendi të Kosovës”, ka përfunduar Ibishi. /RTV Dukagjini


Comments are closed.