Take a fresh look at your lifestyle.

Ngjarjet e datës 21 dhjetor 2022

Mbahet simpoziumi shkencor ”Lëvizja e viteve 1990-1991 dhe shpërbërja e Federatës Jugosllave’.( Instituti Albanologjik, ora 09:00)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon tryezën “Konsumatorët në tregun e telekomunikimeve”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe Mirënjohjeve vjetore “Mik i fëmijëve” për kontribuesit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë. (Mensa “Ramiz Sadiku”, ora 10:00)

Përurohet projekti i termoizolimit të objektit të shkollës, në kuadër të masave të efiҫiencës së energjisë, me financimin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) dhe Zyrës së Bashkimit Evropian. (ShFMU “Shaban Shala”, Podujevë, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin me Rekomandime të Komisionit Funksional për Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe për Projektligjin për Zyrtarët Publikë. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Mbahet takimi konsultativ për Planin Kombëtar të Veprimit për Bujqësi Organike të Kosovës. (Hotel “Prishtina International”, ora 10:00)

Bëhet përurimi i çerdhes për fëmijë në Xërxë.( Fshati Xërxë, Rahovec, ora 10:00)

Iniciativa për Progres (INPO) mban konferencë për media, ku do të publikohet raporti i planifikimit të prokurimit të komunave për vitin 2022. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Disa aktivistë të shoqërisë civile organizojnë marsh paqësor për Mitrovicën. ( Sheshi” Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

Partia Socialdemokrate (PSD) mban aktivitet afër Kuvendit të Kosovës. Më pas, për mediat do të pronocohet anëtari i kryesisë, Dren Kukaj. (Para objektit të Kuvendit, ora 13:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon diskutimin publik për të analizuar rolin dhe kapacitetet e Kuvendit të Kosovës për të trajtuar “vettingun” dhe iniciativat e tjera ligjore që ndërlidhen me reformën në drejtësi. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 14:00)

Federata e futbollit organizon darkën e fundvitit me gazetarët sportivë ( Star Hill, ora 17:00

Comments are closed.