Take a fresh look at your lifestyle.

BE-ja e vendosur të “shkatërrojë” Putinin, bën gati paketën e tetë të sanksioneve ndaj Rusisë – Lajmet e fundit



BE-ja e vendosur të “shkatërrojë” Putinin, bën gati paketën e tetë të sanksioneve ndaj Rusisë


Bota
October 04, 2022 – 23:44

Përfaqësuesit e Përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një marrëveshje për paketën e tetë të sanksioneve ndaj Rusisë.


Detajet e paketës së tetë të sanksioneve nuk janë publikuar ende, ndërsa nesër e mërkurë do të vijojë procedura me shkrim.


Kujtojmë se të dielën, 2 tetor, presidenti francez Emmanuel Macro , gjatë një bisede telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, u zotua të “punojë me partnerët e tij evropianë për të vendosur sanksione të reja” kundër Rusisë pas aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës .


Sanksionet e BE-së, të vendosura që në ditët e para të luftës në Ukrainë , synojnë individë dhe persona juridikë nga Rusia./abcnews


Comments are closed.