Take a fresh look at your lifestyle.

Bajrami apelon: Të ekzekutohen pagat edhe për mësimdhënësit që kanë qenë në grevë – Lajmet e fundit



Bajrami apelon: Të ekzekutohen pagat edhe për mësimdhënësit që kanë qenë në grevë




Deputetja e Kuvenduit të Kosovës nga rradhët e LDK-së Hykmete Bajrami e cila ka drejtuar edhe sektorët e financave dhe arsimit në qeveritë e mëhershme, ka bërë apel që të ekzekutohen pagat edhe për mësimdhënësit dhe të mos bëhen dallime mes sektorëve që kanë qenë në grevë.


Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se për shërbyesit civilë pagat e shtatorit janë ekzekutuar, pavarësisht se të njëjtët kanë qenë në grevëm raporton Zeri.info.


“Të gjithë ju që po e mbroni Qeverinë për mosekzekutim të pagave për punëtorët e arsimit dhe po thirreni në zbatushemëri të ligjit, a e dini se pagat iu kanë dalë punëtorëve të administratës të cilët po ashtu kanë qenë në grevë gjatë shtatorit?”.


Ajo ka thënë se ligji duhet zbatuar në mënyrë të njëjtë për të gjithë.


“Po besoj të gjithë pajtohemi se: “Më keq se moszbatimi i ligjit është zbatimi i tij në mënyrë selektive”.Të ekzekutohen pagat nesër!”, ka shkruar Bajrami.


Greva në arsim dhe në administratën publike të Kosovës nisi më 25 gusht dhe u pezullua më 1 tetor.


Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) njoftoi më 3 tetor se punonjësit e arsimit, që ishin në grevë, nuk u paguan për muajin shtator, ndërsa shërbyesit civilë po.


Qeveria e Kosovës e arsyeton vendimin për mosekzekutimin e pagave për grevistë duke u thirrur në Ligjin për greva të Kosovës.


Në këtë ligj, përkatësisht në nenin 18, thuhet se gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar. /Zëri


Comments are closed.