Take a fresh look at your lifestyle.

Bosch: Gjykata Speciale projekt i shtrenjtë dhe e panevojshme – Lajmet e fundit



Bosch: Gjykata Speciale projekt i shtrenjtë dhe e panevojshme




Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj Gjykatës Speciale duke e cilësuar atë të panevojshme për shkak të, siç tha, mos ekzistimit të arsyes kryesore të krijimit të saj, trafikimit me organet njerëzore.


Bosch, e cilësoi Gjykatën Speciale si një projekt shumë të shtrenjtë evropian dhe tha se Gjykatë Speciale nuk është krijuar as për krimet e tmerrshme që Shteti Islamik (ISIS), ka kryer ndër vite.


Siç raporton RTV21, ai e vlerësoi angazhimin e Shqipërisë për të rivlerësuar vendimin e Këshillit të Evropës, por tha se Kryeministri shqiptar, Rama, do të duhej të prezantonte një Rezolutë të re që do ta zëvendësonte të vjetrën.


Ish-ambasadori holandez tha se gjykata aktuale duhet të tregojë shembull të drejtësisë dhe të mos mbajë në paraburgim njerëzit për një kohë të gjatë pa një aktakuzë.


Comments are closed.