Take a fresh look at your lifestyle.

Daçiqi e ushqen Serbinë me propagandë: Nëse serbët vriten e nuk reagon KFOR-i, intervenon ushtria serbe – Lajmet e fundit



Daçiqi e ushqen Serbinë me propagandë: Nëse serbët vriten e nuk reagon KFOR-i, intervenon ushtria serbe




Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia është e gatshme të ndërhyjë në rast të një sulmi të armatosur ndaj serbëve në veri të Kosovës.


Megjithatë, ka thënë ai, Serbia do të bëjë çdo gjë për ta ruajtur paqen.


“Situata e sigurisë në Kosovës është analizuar dhe sipas shkallës së rrezikut dhe situatës në terren, të gjitha njësitë e Ushtrisë Serbe që gjenden në atë rajon, janë vënë në gjendje gatishmërie për të reaguar në rast të një sulmi ndaj serbëve të Kosovës”, kishte thënë Daçiq në një deklaratë të mëhershme për TV Insider.


Ai është pyetur nëse kjo do të thotë se Serbia ka gatishmëri për ndërhyrje ushtarake, transmeton Gazeta Express.


Ai është përgjigjur: “Do të investojmë gjithçka për paqe, për vazhdimin e dialogut, por nëse ka sulm fizik, vrasje të serbëve, pogrom, dhe KFOR-i nuk dëshiron që të reagojë dhe të përmbushë mandatin sipas Rezolutës 1244, Serbia do të detyrohet që ta bëjë”, ka thënë Daçiq, duke thënë se Serbia shpreson që situata nuk do të arrijë deri aty.


Comments are closed.