Take a fresh look at your lifestyle.

Deputetja Kurti: Krimet e dhunimeve seksuale shpërfillen nga sistemi i drejtësisë në Kosovë – Lajmet e fundit



Deputetja Kurti: Krimet e dhunimeve seksuale shpërfillen nga sistemi i drejtësisë në KosovëFoto: Laura Hasani




Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, deklaroi të enjten se krimet e natyrës seksuale shpërfillen nga sistemi i drejtësisë në Kosovë.


Në seancën e sotme të Kuvendit, Kurti tha se dëshmi për këtë janë vonimi në trajtimin e këtyre rasteve, shqiptimi i dënimeve minimale dhe parashkrimi i rasteve të dhunës seksuale.


“Dhunimi i 11-vjeçares kishte ndodhur më parë, por Policia nuk veproi, as Prokuroria. Shkarkimet që u bënë në Polici duhet të shoqërohen edhe me dorëheqje nga institucionet e drejtësisë”, u shpreh ajo.


Sipas saj, prokurorët dhe gjyqtarët janë të pavarur, por nuk janë të paprekshëm.


“Prandaj duhet të japin përgjegjësi për shkak të neglizhencës dhe dështimit në aspektin profesional”. /telegrafi 



Image

Comments are closed.