Pesë persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrje me prostitucion”.
Policia ka bërë të ditur se pas një pune hetimore ka arrestuar pesë personat e dyshuar se kanë kryer veprën e lartcekur, ndërsa me urdhër të Gjykatës Themelore janë liruar.
“Prizren, 05.07.2022. Pas një pune operativo – hetimore, më 17.01.2023 janë arrestuar dhe intervistuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës së lartcekur. Pas intervistimit, personat e dyshuar me vendim të Gjykatës Themelore janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e plotë të Policisë. /Zëri
Comments are closed.