Take a fresh look at your lifestyle.

Edhe një gazetare nga Ukraina strehohet në Kosovë

Sot në orët e hershme të mëngjesit, në Kosovë ka mbërritur gazetarja ukrainase, Olga Lisnycha.

Asociacioni i Gazetarëve ka njoftuar se Lisnycha, do t’i bashkohet kolegëve të saj, gazetarëve ukrainas të strehuar në vend në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

“Gazetarja është mirëpritur në aeroport nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës. Gazetarët ukrainas që nga muaji prill i këtij viti, nga ky program që është inicuar nga ECPMF-ja, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës kanë përfituar pagë mujore, kurse të Gjuhës Shqipe dhe Angleze, kurse të integrimit, kanë realizuar vizita në qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë. AGK-ja, falënderon partnerët vendorë e ndërkombëtarë që mundësuan programin të implementohet më me lehtësi”, thuhet në njoftim.

Comments are closed.