Take a fresh look at your lifestyle.

Fillon Prince Caffe Superliga, pritet të jetë shumë interesant – Lajmet e fundit



Fillon Prince Caffe Superliga, pritet të jetë shumë interesant


Sport
September 09, 2022 – 13:20

Lajmet e fundit nga Sporti

Pritjes së gjatë i erdhi fundi. Në fundjavë do të fillojë Prince Caffe Superliga, që pritet të jetë shumë interesante.


Tetë skuadrat janë konkurruese dhe kanë bërë përforcime të bujshme, me lojtarë vendorë dhe të huaj, ku priten shumë derbi gjatë gjithë edicionit.


Kampioni aktual, Golden Eagle Ylli do të fillojë mbrojtjen e titullit me sfidën ndaj Rahovecit. Yllit i janë larguar Erjon Kastrati dhe Mikaile Tmusiq, por gjithashtu ka bërë përforcime, ndërsa Vreshtarët janë organizuar dhe synojnë një edicion sa më pozitiv. Takimet ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe të shtunën në sfidën hapëse të kampionatit.


Të shtunën do të zhvillohet përballja mes Bashkimit dhe Vëllaznimit. Prizrenasit e nisin edicionin me synime të larta, kurse kuqezinjtë janë rikthyer në elitë dhe nuk duan të largohen pas një viti.


Derbi i kësaj xhiro zhvillohet mes rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Pejës. Te bardhekaltrit u rikthye Dardan Berisha, pikërisht nga Peja, kurse verdhezinjtë kanë rikthyer Alban Veselin dhe Arti Hajdarin. Të dy skuadrat po ashtu janë përforcuar me basketbollistë të huaj dhe pritet një super ndeshje, siç ka qenë gjithmonë mes këtyre dy skuadrave.


Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Trepçës. Prizrenasit edicionin e kaluar fituan Superkupën, që ishte trofeu i parë në histori të klubit dhe synojnë trofe edhe në këtë edicion, ndërsa mitrovicasit e nisin me synime të mëdha, ku do të luajnë në kualifikimet e FIBA Europe Cup, si dhe Superkupën Mbarëkombëtare, kurse synime të mëdha kanë edhe në garat vendore.


Interesimi për basketboll është i madh dhe ky edicion po pritet të jetë i zjarrtë.


Java 1


E shtunë


17:00 Rahoveci – Golden Eagle Ylli


19:00 Bashkimi – Vëllaznimi


E diel


17:15 Sigal Prishtina – Peja


19:00 Trepça – Ponte Prizreni. /Zeri.info



Image

Comments are closed.