Take a fresh look at your lifestyle.

Hoti akuzon mazhorancën për tri seancat e sotme: Kjo është joserioze dhe tallje – Lajmet e fundit



Hoti akuzon mazhorancën për tri seancat e sotme: Kjo është joserioze dhe tallje




Me tri seancat e sotme është tallje me temat që diskutohen dhe ata që preken nga këto tema


Sot Kuvendi Kosovës do të mbajë tri seanca njëra pas tjetrës, dy plenare dhe një të jashtëzakonshme.


Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar duke thënë se kjo është “joserioze” dhe “tallje” me temat që do të diskutohen


Ai ka thënë se më këtë qasje kjo mazhorancë tregon se nuk do konsensus me opozitën për temat e rëndësisë nacionale dhe as debatin e opozitës nuk duan ta lejojnë, raporton Zeri.info. Po ashtu Hoti u shpreh se sa u përket deputetëve të mazhorancës, ata janë aty vetëm për të ngritur dorën kur u kërkohet, pa u marrë me përmbajtjen e asaj që votojnë.


“Ora 10:00: Ligji për pagat dhe ligji për zyrtarët publik, që prekin jetën e 85 mijë zyrtarëve dhe familjeve të tyre.


Ora 12:00: “Strategjia e energjisë 2022-2031”, tema më e rëndësishme e dekadës për secilin shtet, për qytetarët dhe për bizneset.


Ora 13:00: Seancë e re me një marrëveshje ndërkombëtare për kredi, shtatë projektligje, debati për raportin e Komisionit Evropian dhe një raport për një agjenci.


Për më tepër, janë edhe pesë apo gjashtë seanca të hapura që nga fillimi i sesionit vjeshtor të Kuvendit”, shkroi ai në Facebook. /Zëri



Comments are closed.