Take a fresh look at your lifestyle.

I ulur në prehrin e Jasmin Kadriut, Ardian Bujupi bën lëmsh rrjetin me videon e fundit

Ardian Bujupi kishte zgjedhur që të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe mediave rozë… deri këtë vit, muajit e fundit emri i tij është lakuar jo pak në mediat rozë herë për lidhjen me Jasmin Kadriun e herë për lidhje me Sabrine Khan.

Në të gjitha intervistat që ka dhënë, artisti nuk ka folur asnjëherë në mënyrë të qartë në lidhje me trekëndëshin e krijuar, por së fundmi ka zgjedhur t’i hedh benzinë akoma më shumë zjarrit duke publikuar kësaj here një video me Jasminën.

Kjo e fundit e shoqëroi Ardianin në koncertin e tij të fundit, ndërsa këngëtari publikoi një video në TikTok me disa fragmente nga koncerti dhe një pjesë nga prapaskena.

Ardiani shihet në prehërin e ish-konkurrentes së Për’puthen, më shumë vëmendje ka tërhequr edhe shkrimi me të cilin Ardiani e ka shoqëruar videon, “Jemi shokë!!!”– shkruan ai krahas videove duke qeshur krah Jasminës.

Por ndjekësit e tij nuk i besojnë aspak mbishkrimit të tij që thotë se janë shokë.

Në hapsiren e komenteve, fansat e Ardianit në rrjetin social kanë lënë mendimet e tyre në lidhje me raportin mes tij dhe ish-konkurrentes./panorama

Comments are closed.