Take a fresh look at your lifestyle.

Ja çfarë i bëri bashkë kësaj radhe Dhuratën e Noizyn

Dhurata Dora dhe Rigels Rajku ose ndryshe i njohur si Noziy janë ndër artistët më të suksesshëm dhe më të pëlqyer të momentit.

Dyshja realizuan një bashkëpunim të fortë rreth një viti më parë ku publikuan këngën të titulluar “Mi Amor” e cila u kthye menjëherë në hit dhe vazhdon të dëgjohet ende kudo.

Së fundmi Dhurata ka zbuluar nëpërmjet një postimi në InstaStory se kënga tashmë ka arritur një sukses goxha të madh duke kapur 100 milionë shikime në ‘YouTube’.

“100 milionë për një vit”– shkroi këngëtarja krahas fotos së postuar ndërsa tek story pasardhës artistja u shpreh se ndihej e ‘bekuar dhe falenderuese’.

Comments are closed.