Take a fresh look at your lifestyle.

Klopp i pa kënaqur me formën e Liverpoolit: Nuk është starti që kemi ëndërruar

Jurgen Klopp pranoi se fillimi i ngadaltë i sezonit i Liverpoolit nuk shkoi siç ishte planifikuar, pasi që “Të Kuqtë” barazuan 0:0 si mysafirë të Evertonit, duke vazhduar formën e tyre të luhtashme.

Liverpool goditi shtyllën tre herë në “Merseyside Derby” në “Goodison Park”, por që kjo nuk ishte e mjaftueshme që gjiganti anglez të arkëtoj pikët e plota, përcjell KosovaPress.

Rezultati e la skuadrën e Klopp me nëntë pikë nga gjashtë ndeshjet fillestare të Premier Ligës dhe tani Liverpooli qëndron gjashtë pikë prapa liderit të tabelës, Arsenalit, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Situata në të cilën ndodhemi tani nuk është një ëndërr. Është mirë që lojtarët po kthehen, por ne duhet të sigurohemi që t’i përdorim ata në mënyrën e duhur,” tha Klopp për BBC.

“Nuk është fillimi që donim. Gjashtë ndeshje dhe nëntë pikë nuk janë tamam një ëndërr, por ato janë pikët që kemi marrë dhe le të vazhdojmë tutje nga këtu. Nëse i kalojmë këto momente së bashku, kemi një shans për të krijuar momente më të mira në të ardhmen”, shtoi më tej trajneri gjerman.

Liverpool e filloi sezonin në formë të dobët, duke barazuar në ndeshje të njëpasnjëshme kundër Fulham dhe Crystal Palace përpara se të pësonte humbje kundër Manchester United.

Por Liverpooli mblodhi vetën duke e shkatërruar Bournemouthin 9:0 përpara se të mposhte Newcastle me rezultat 2:1 të mërkurën falë golit në minutën e 98-të nga Fabio Carvalho.

Megjithatë, gjiganti anglez nuk mundi të vazhdojë serinë e fitoreve kundër një skuadre të Evertonit, që ende e kërkon fitoren e parë të sezonit.

Comments are closed.